Nevaldo Hajdaraj dhe Klodian Rasha

Kronikë

Vrasja e Klodian Rashës, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-efektivit Nevaldo Hajdaraj, lë në fuqi dënimin me 12 vite burg

3 Korrik, 16:36| Përditesimi: 3 Korrik, 16:45

  • Share

Vrau Klodian Rashën, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-policit të "Shqiponjave", Nevaldo Hajdaraj. Mbetet në fuqi vendimi i Gjykatës së Apelit dhe dënimi me 18 vite burg për vrasje me dashje, por që zbret në 12 vite heqje lirie për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Rekursi që është rrëzuar po ashtu, e kishte depozituar edhe Prokuroria e Apelit e cila kërkonte dënimin e ish-efektivit me 20 vite burg, dënimi maksimal që parashikon neni 76 i Kodit Penal, dhe mos pranimin e gjykimit të shkurtuar për Hajdarajn.

Nevaldo Hajdaraj vrau Klodian Rashën në orët e mëngjesit të 8 dhjetorit 2020, ndërsa e qëlloi nga një distancë prej 5 metrash largësi. Pamjet filmike kryesore të sekuestruara nga prokuroria e Tiranës, tregonin qartë veprimin e ish-policit, i cili duket se u pozicionua për të qëlluar me armën e shërbimit në drejtim të personit që ai po ndiqte.

Në filmim, sipas grupit të hetimit, dallohet se viktima është larguar me vrap. Ndërkohë nga një distancë shumë e afërt prej 5 metrash, ish-polici i pozicionuar i shtrirë në trotuar ka hapur dy herë zjarr drejt tij.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e gjykoni etiketimin në Kuvend të Flamur Nokës 'media vari Kar-lo'?