Kronikë

Vrasja e Klodjan Rashës, Gjykata dënon me 15 vite burg ish-efektivin e 'Shpiponjave' Nevaldo Hajdaraj! Babai i viktimës: Kjo nuk është drejtësi

14 Korrik 2021, 13:40| Përditesimi: 14 Korrik 2021, 14:04

  • Share

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 15 vite burg Nevaldo Hajdarajn, i cili u shpall sot fajtor për vrasjen e Klodjan Rashës. Ish-efektivi i Shqiponjave do të kryej vetëm 10 vite burg, për shkak se ka përfituar gjykim të shkurtuar duke iu ulur 1/3 e dënimit.

Gjatë seancës së sotme, avokati i Hajdarajt kërkoi ndryshim të veprës penale, nga vrasje me dashje në "Vrasje në tejkalim të mbrojtjes së nevojshme" si dhe kërkoi që i riu të dënohet në minimum, kërkesë që nuk u pranua. Ndërkohë që vetë Hajdaraj nuk foli gjatë seancës.

Dënimi i dhënë për Hajdarajn nuk ka përmbushur kërkesën për drejtësi të babait të Klodjan Rashës, i cili, i emocionuar, u shpreh pas seancës se gjykimi i shkurtuar u dha 'me një të rënë të lapsit'. Vrasjen e të birit ai e quajti 'makabritet", ndërsa tha para mediave se ai që kreu vrasjen 'u vesh me petkun e viktimës'.

Klodian Rasha, u vra në orët e mëngjesit të 8 dhjetorit, ndërsa u qëllua nga një distancë prej 5 metrash largësi nga ish-punonjësi i policisë, Hajdaraj. Pamjet filmike kryesore të sekuestruara nga prokuroria e Tiranës, tregonin qartë veprimin e policit, i cili duket se u pozicionua për të qëlluar me armën e shërbimit në drejtim të personit që ai po ndiqte. Në filmim, sipas grupit të hetimit, dallohet se viktima është larguar me vrap. Ndërkohë nga një distancë shumë e afërt prej 5 metrash, polici i pozicionuar i shtrirë në trotuar ka hapur dy herë zjarr drejt tij.

Hajdaraj u arrestua menjëherë, fillimisht me akuzën e vrasjes në kapërcim të kufijve të mbrojties së nevojshme, por hetimet zbuluan se vrasja është bërë me dashje dhe se mund të ishte evituar.

Vrasja e Rashës pasoi një valë protestash dhe tensionesh politike, duke çuar edhe në dorëheqjen e ish-ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe në vendin e tij u emërua Bledi Çuçi.  

25-vjeçari Klodjan Rasha u shpall Dëshmor, ndërsa familjes ui lidh pension i përhershëm.

Ora 13:49
Vendimi për Nevaldo Hajdarajn, babai i Klodjan Rashës: Kjo nuk është drejtësi, krimineli u vesh me petkun e viktimës

 

Babai i Klodjan Rashës, Qazim Rasha, pas vendimit të marrë sot nga gjykata, i emocionuar është shprehur se kjo nuk është drejtësi. Sipas tij gjykimi i shkurtuar u dha me një 'të rënë të lapsit'

"Ju falënderoj nga zemra për punën e mrekullueshme që keni bërë. Falënderoj nga zemra të gjithë ata që kanë trokitur në shtëpinë time këto 216 ditë. Falënderoj të gjithë ata që dolën në sheshet e Tiranës dhe të gjithë botës për Nevaldon.

Kjo nuk ishte një vrasje e zakonshme, por një makabritet që e kreu një sekt që çfarëdolloj epiteti mund t;'i vësh vetëm se njeri nuk i thua dot. Ai që ti paguan me taksat e tua vret djalin e ri në mes të natës.

Ai kreu vrasjen u vesh me petkun e viktimës, kjo nuk mund të quhet drejtësi. Kjo njollë e zezë duhet t'i hiqet jo mua që kam varrosur gjallin por të bëhet shembull që të kenë të gjithë kujdes për të ruajtur fëmijët e tyre.

Si mund të quhet drejtësi kur gjithçka ishte e qartë dhe duhej bërë shembull. Iu dha me një të rënë të lapsit gjykimi i shkurtuar me një të dhënë të lapsit. Me këtë lloj drejtësie askush nuk e gjen drejtësinë", tha ai.

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tralala zura nje gale: 14/07/2021 17:26

    O Qazim ore Qazim dil vete dhe behu trim.

    Përgjigju
  • Tobestrafkulla: 14/07/2021 17:13

    Ke te drejt qe nuk esht drejtesi. Saliu do e bente deputet.

    Përgjigju
  • Scutari: 14/07/2021 16:39

    Vetëm viktima dhe polici e dinë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë!! Të tjerët ngatërrohen kot sepse u ushqehen opinionet nga media-kazan dhe ata që hanë nëpër kazane pastaj i besojnë!!

    Përgjigju
  • Bubazheli doganes: 14/07/2021 12:13

    Ngrihu o popull ta shpirrin kancerin me emrin edvin rama. Ngrihuni se eshte koha duhur. Kta duhen zhdukur nga faqja dheut siç bene baballaret e tyre me kete popull 50 vjet.

    Përgjigju
    • polici eshte hero: 14/07/2021 16:28

      kur shtypeni si miza ne rruge nga pijanect apo kur kercet arma nga kafshet ne hotele e neper plazhe apo rruge kerkoni policine..

    • Beni: 14/07/2021 15:34

      E hengre byrekun e shqupit ti o zheli?

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?