Efektivi Nevaldo Hajdaraj dhe viktima Klodjan Rasha

Vrasja e Klodian Rashës/ Hidhet shorti, zgjidhet gjyqtari i dosjes, seanca e parë zhvillohet në 26 mars

18 Mars 2021, 11:29| Përditesimi: 18 Mars 2021, 15:09

  • Share

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka hedhur shortin për dosjen e vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha. Shorti për shqyrtimin e kësaj çështjeje i ka rënë gjyqtarit, Bedri Qorri.

Seanca paraprake është caktuar të zhvillohet më datë 26 mars, në orën 10:00, ku gjykata do të vendosë nëse do pranojë apo jo kërkesën e prokurorisë për ta kaluar për gjykim këtë dosje. 

Mbi ish-efektivin e forcave Shqiponja, Nevaldo Hajdaraj rëndon akuza e vrasjes me dashje.

Klodian Rasha, u vra në orët e mëngjesit të 8 dhjetorit, dhe është qëlluar nga një distancë prej 5 metrash largësi nga punonjësi i policisë, Hajdaraj. Pamjet filmike kryesore të sekuestruara nga prokuroria e Tiranës, e tregonin qartë veprimin e policit, ku para kamerës së një servisi në Laprakë, duket se është pozicionuar për të qëlluar me armën e shërbimit në drejtim të personit që ai po ndiqte. Në filmim, sipas grupit të hetimit, dallohet se viktima është larguar me vrap. Ndërkohë nga një distancë shumë e afërt prej 5 metrash, polici i pozicionuar i shtrirë në trotuar ka hapur dy herë zjarr drejt tij.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?