Nevaldo Hajdaraj dhe Klodian Rasha

Kronikë

Vrasja e Klodian Rashës, pranohet gjykim i shkurtuar për Nevaldo Hajdarajn! Vendimi përfundimtar më 3 qershor

20 Maj 2021, 13:25| Përditesimi: 20 Maj 2021, 13:39

  • Share

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar për Nevaldo Hajdarajn, i cili akuzohet për vrasjen e Klodian Rashës. Ndërkohë, pritet që më 3 qershor Gjykata të shprehet me vendim për ish-efektivin e forcave “Shqiponja”.

Gjykimi i shkurtuar eviton fazën e hetimit gjyqësor, ndërsa Hajdaraj përfiton ulje të 1/3 të dënimit. Ndërkohë, po më 3 qershor mbrojtja do të parashtrojë konkluzionet në lidhje me qëndrimin që do të mbajnë për ngjarjen.

Klodian Rasha, u vra në orët e mëngjesit të 8 dhjetorit, dhe është qëlluar nga një distancë prej 5 metrash largësi nga ish-punonjësi i policisë, Hajdaraj. Pamjet filmike kryesore të sekuestruara nga prokuroria e Tiranës, tregonin qartë veprimin e policit, ku para kamerës së një servisi në Laprakë, duket se u pozicionua për të qëlluar me armën e shërbimit në drejtim të personit që ai po ndiqte. Në filmim, sipas grupit të hetimit, dallohet se viktima është larguar me vrap. Ndërkohë nga një distancë shumë e afërt prej 5 metrash, polici i pozicionuar i shtrirë në trotuar ka hapur dy herë zjarr drejt tij.

Vrasja e Rashës pasoi një valë protestash dhe tensione politike.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?