Nevaldo Hajdaraj dhe Klodian Rasha

Kronikë

Vrasja e Klodian Rashës, Prokuroria kërkon 20 vite burg për ish-policin Nevaldo Hajdaraj, i ulet 1/3 e dënimit nga gjykimi i shkurtuar! Dalin pamje të reja nga ngjarja tronditëse

3 Qershor 2021, 13:24| Përditesimi: 5 Qershor 2021, 14:40

  • Share

20 vite burg ka kërkuar prokuroria e Tiranës për efektivin e Shqiponjave që vrau Klodian Rashën më 8 dhjetor 2020 në Laprakë. 

Gazetari Arsen Rusta thotë se në rast dënimi, Nevaldo Hajdaraj do të përfitojë ulje me 1/3, çka do të thotë se dënimi shkon deri në 13 vite e 4 muaj burg. Kjo pasi, më herët Gjykata i pranoi efektivit 28-vjeçar kërkesën për gjykim të shkurtuar.

Klodian Rasha, u vra në orët e mëngjesit të 8 dhjetorit, dhe është qëlluar nga një distancë prej 5 metrash largësi nga punonjësi i policisë, pas orës policore, teksa Nevaldo Hajdaraj, e qëlloi me armën e shërbimit. Pamjet filmike kryesore të sekuestruara nga prokuroria e Tiranës, e tregonin qartë veprimin e policit, ku para kamerës së një servisi në Laprakë, duket se është pozicionuar për të qëlluar me armën e shërbimit në drejtim të personit që ai po ndiqte. Në filmim, sipas grupit të hetimit, dallohet se viktima është larguar me vrap. Ndërkohë nga një distancë shumë e afërt prej 5 metrash, polici i pozicionuar i shtrirë në trotuar ka hapur dy herë zjarr drejt tij.

Vrasja e Rashës pasoi një valë protestash dhe tensionesh politike që sollën dhe dorëheqjen e Sandër Lleshajt si ministër i Brendshëm. Vetë 25-vjecari u shpall dëshmor, ndërsa familjes ui lidh pension i përhershëm. Ndërkohë që pamje të reja janë publikuar nga vrasja tronditëse, që solli reagime të forta. 

VIDEO/ Momenti i vrasjes së Klodian Rashës

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?