Gjykata e Prizrenit ka miratuar ekstradimin e Indrit Taullait, një prej ish-anëtarëve të bandës së Durrësit, i cili u kap në dhjetor në Kosovë. Ai akuzohet nga SPAK për vrasjen e Klodjan Saliut dhe si organizator për eksekutimin e Vajdin Lamaj, ngjarje të ndodhura në 26 dhe 27 shkurt të 2005.
Gazetari i Report Tv Arsen Rusta thotë se për Plaurent Dervishajn, kunatin e Lulzim Berishës, nuk ka ende një përgjigje nga autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe.
Gjykata e Posaçme e Apelit, ka vendosur të lerë pa lëvizur masat e sigurisë për Emiljano Shullazin, Plaurent Dervishaj, Indrit Rusin, Viktor Ymerin, Indrit Taullain, që u arrestuan për dy vrasjet e realizuara. Ndërsa procesi gjyqësor për Lulzim Berishën, nuk është zhvilluar për shkak se policia ende nuk ka mundur ta arrestojë.
Të gjithë këta persona përfshirë dhe bashkëpuntorin e prokurorisë SPAK, Luftar Reçin, akuzohen si ideatorët dhe autorët e vrasjes së Klodian Saliut dhe Vajdin Lames, ngjarje të ndodhura në shkurt të vitit 2005. Në Dubai si i impikuar në këto dy vrasje, u arrestua Plaurent Dervishaj, i cili sapo kishte hipur në një avjon Charter dhe ndodhej në pistë gati për fluturim. I vetmi person që është në kërkim për dy vrasjet e bujshme vazhdon të jetë Lul Berisha.
Për ekstradimin e Taullait pritet të japë aprovimi nga ministria e Drejtësisë në Kosovë. Në rast se ministria refuzon nuk ai ekstradohet. Në rast se e firmos atëherë Taullai brenda janarit vjen në vendin tonë për llogari të SPAK.
Lenti nuk esht arrestuar fare pse genjeni popullin o shtet legen. Lenti ne dubai ka nje tuf prona dhe vet dubai ju ka then qe lenti si individ nuk duhet prek ju mbushni gazetat me lajme te rreme
Përgjigju