Vrasja e Klodian Rashës/ Prokuroria: Është zbardhur ngjarja, rëndohet akuza, rrezikon mbi 20 vite burg! 25-vjeçari nuk është dhunuar, vijojnë hetimet për gjetjen e armës

15 Dhjetor 2020, 15:42| Përditesimi: 15 Dhjetor 2020, 17:27

  • Share

Prokuroria e Tiranës përmes një njoftimi për shtyp ka dhënë detaje në lidhje me hetimet për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha nga punonjësi i policisë, Nevaldo Hajdaraj. Prokuroria deklaron se nga hetimet është arritur në konkluzionin se 25-vjeçari nuk është dhunuar.

"Kryerja e veprimeve hetimore në drejtim të mekanizimit të ngjarjes, dhe identifikimit të përgjegjësisë penale të autorit, ku deri në këtë njoftim, shprehemi të bindur se veprimet hetimore në lidhje me këto rrethana janë në përfundim të tyre, dhe mekanizmi i ngjarjes është i qartë dhe i zbardhur në mënyrë të plotë, dhe do reflektohet me ndryshimin e kualifikimit ligjor të veprës së kryer", thuhet në njoftim.

Gjithashtu prokuroria thotë se po punohet për identifikimin e armës së gjetur dhe rrethanat se si ajo është gjetur.

"Grupi hetimor, krahas hetimit në lidhje me identifikimin e mekanizimit të ngjarjes si dhe të përgjegjësisë ligjore te autorit të ngjarjes, ka kryer dhe është në vijim të kryerjes të veprimeve hetimore që kanë për objekt identifikimin e autorësisë të armës te zjarrit të gjetur në Rrugën ‘At Zef Valentini’, si dhe mekanizimit te rrethanave te gjetjes së saj", vijon njoftimi.

Prokuroria thotë se hetimet janë kryer nga një grup i përbërë nga shërbimet e policisë gjyqësore të strukturave të Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, Drejtoria, Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkalles se Pare, Tiranë.

Hetimet sipas prokurorisë janë realizuar në mënyrë shteruese, ezauruese, efikase, të pandikuara dhe pa pjesëmarrjen në kryerjen e këtyre veprimeve te, të shërbimeve të strukturave të Policisë së Shtetit.

 "Mekanizmi i ngjarjes është i qartë dhe i zbardhur në mënyrë të plotë, dhe do reflektohet me ndryshimin e kualifikimit ligjor të veprës së kryer", bën me dije prokuroria.

Jemi në rang të kryerjes së veprimeve të plota hetimore, dhe garantojmë opinionin publik për pavarësinë e tyre, në respektim të plotë të normave procedurale në fuqi.

Shprehim gatishmërinë tonë në përmbushjen e detyrave kushtetuese, duke i kërkuar opinionit publik, medias vizive dhe asaj të shkruar, dhe veçanërisht familjarëve të të ndjerit Klodian Rasha, besim të plotë në një hetim objektiv dhe të shpejtë, me qëllim vënien në përgjegjësinë e duhur penale të autorit dhe dënimin e tij sipas ligjit.

Klodian Rasha u vra në ngjarjen tragjike të mëngjesit të datës 8 dhjetor, kur 25 vjeçari është qëlluar për vdekje me armë nga polici Nevaldo Hajdaraj.

Ngjarja e rëndë solli reagime dhe protesta të shumta, të cilat degjeneruan në dhunë dhe shkatërrime në Tiranë dhe qytetet të tjera të vendit.

Si pasojë e kësaj ngjarjeje dha dorëheqjen ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj. Ndërkohë, që një ditë më parë, qeveria mori vendimin duke i siguruar 61 mijë lekë pension mujor.

Njoftimi i prokurorisë së Tiranës

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bujari: 16/12/2020 00:35

    NUK mund te mbyllet kjo pune vetem me nje pension qesharak,,,,,duhet te mbyllet perfundimisht drejtimi i policise dhe anesia politike e policise ne favor te partise ne pushtet,,edhe rekrutimet sot dhe dje ne qeverisjen e PD jane bere nga zonat nga ishin kryeministrat,,,,kjo eshte e denueshshme sepse mund te largohet edhe elementi i mire ne policine e shkuar,,, dhe shume percarese,,policia eshte e popullit dhe duhet te perfaqsoje te gjitha trevat e shqiperise,,,duhet pra nje shkarkim total i struktures drejtuese te policise nga veliu dhe deri tek komandanti i repartit shqiponja,,dhe ai person personalisht ke ka rekomanduar kete kriminel per te hyre ne polici dhe e ka marre,,,sepse ka dale qe ka hyre ne baze te njohjeve ne PS,,,,edhe ai person te arrestohet dhe denohet ,,por jo sa polici qe vrau rashen,,,,kjo eshte me te vertete pergjegjesi,,,kur denohet i gjithe zinxhiri,,,e kane marre kete pa shkolle,,arsim,,sepse duan ta perdorin policine kudo ku i intereson per zgjedhjet,,goditje te tjera,,,,ne emer te pasurimit te paligjshem ,,dhe sa me te shpejte,,,pa marre parasysh viktimat....EDI RAMA DUHET TE NDALOSH PERDORIMIN E POLICISE PER NEVOJAT PERSONALE TE KRYEMINISTRIT,,,MOS U BEJ SI SALI BERISHA,,,TA DHAME VOTEN QE TE DREJTOJE NDRYSHE SHTETIN DHE POLICINE ,,DHE TE NGRIJE NIVELIN E JETESES TE POPULLIT SHQIPTAR....E DIME SI JANE PD DHE LSI,,,,,KI KUJDES ,,SE PO RREZIKON TE BIESH NE REKORDET SUPERNEGATIVE TE QEVERISJES BERISHA-META...

    Përgjigju
  • dardan: 15/12/2020 22:20

    Bravo Prokuroria!

    Përgjigju
  • Goni: 15/12/2020 20:05

    E vertete qe policet jane djemte tane,,por jo per te na vrare kot se koti ne rruge ,,pa patur faj...polici te denohet me burg perjete,,ard veliu te qerohet nga policia...coban idiot....

    Përgjigju
  • hasani: 15/12/2020 18:42

    DENOJENI ME burgim te perjetshem ate legen polic,,,,nuk e meriton me te dale nga burgu,,,se po doli nga burgu do haje plumb nga familja e rashes,,,edhe ardi veliu te shkarkohet si nje polic teper i paafte dhe krahinor,,qe merr ne polici njerez te tille,,,kamariere---bixhozcinj-perdorus hashashi, pa shkollen e mesme,,,i fusin ne polici sepse keta palaco nuk mund te durojne te punojne kamariere se i duket vetja qe jane te rendesishem,,,kujtojne se mund te bejne c'do gje ,,,ja se c'bere mor alabak i tepelenes,,,hodhe vellon e zise perjete per nje familje te ndershme...

    Përgjigju
  • Xiu: 15/12/2020 17:40

    Plolicet e saje qorrit policet e ramengomarit

    Përgjigju
    • Artan: 15/12/2020 18:45

      Rri aman mos flit fare nese do te thuash idiotlliqe. Policet jane ne vijen e pare kunder idioteve shqiptare te paedukuar dhe idiote. Polici mori ne qafe veten e tij se do te denihet per tu shembull. Ama, shqiptaret jane debila qe dalin kur nuk duhet te dalin flasim kur duhet te heshtin dhe struken kur duhet te flasin. Polici ne fjale duhet te marre nje denim proporcional vetem per tejklim te veprimit dhe jo te denohet per varsje. Ai ishte ne krye te detyres ky i riu qe humbi jeten ishte ne kunderahtim Me ligjin. Pastaj revoltohemi me greket kur ngrejne zerin per ate mamalukun kacifas.

  • polici eshte hero: 15/12/2020 17:16

    Plasi m@ti pas 6 diteve. Me ne fund po pranohet qe eshte gjetur arma e viktimes, policia eshte sjell korrekte me vendengjarje dhe videot e bisneseve tregojn gjithe ngjarjen. Politikanet futen hundet ne nje ngjarje policore qe ndodh random ne gjithe evropen dhe qelben dynjane. E verteta do dal sado qe ta perdorin politikisht ne salle gjyqi nese vertet behet drejtesi. Policat jane cunat dhe gocat tona qe vene jeten ne rrezik cdo dite dhe nuk u shkon mendja kujt tu jap nje pension familjeve te tyre. Stafi, publikoni komentin tim boll me cencuruat vetem sepse ato qe kam shkruajt qe diten e pare po dalin te verteta.

    Përgjigju
  • njerezit e keqinj ne pushtet: 15/12/2020 17:03

    SHUME E DREJTE O ILIR...

    Përgjigju
  • Ilir: 15/12/2020 16:48

    E bete koke turku te shkretin polic per nje turme muterish qe dogjen Tiranen o maskarenj.Me kete qe bete e demoralizuat policine e shtetit, kur te shohe polici krime , grabitje e njerez te armatosur do kthejne koken nga ana tjeter se do bejne sikur nuk shikojne .Te vije Luli,Mona, Iliri e Ed Rama te merren me problemet e njerezve dhe me kriminelet.

    Përgjigju
    • Per skllavin: 15/12/2020 19:36

      Policine e dhjet politika shqiptare se nje perqindje e madhe jane njerez te ndershem e me integritet ,pastaj policet nga ky popull dalin se nuk i importojme.Psh ti je mut, mut do jete edhe polici qe te ndalon ty ,ti psh je i degjeneruar si familje , ashtu do sillet edhe polici me ty mor shkerdhate e trim i fshehur pas kompjuterit.

    • ACAB: 15/12/2020 17:16

      gjynof polici shkret, i iku jeta per lesh e pse se dikush shkrepi armen dhe ky si hero mori persiper fajin. Ishte kolegu ai qe shtiu!

    • Skllav: 15/12/2020 16:56

      Te dhjefsha mu ne emer o Ilir, se vetem me lirine nuk ke lidhje ti. Si nuk u lodhet duke i puthur cizmet cdo barkderri te degjeneruar qe i sherben policise se shtetit. Te degjeneruarit qe punojne ne ate institucion e kthejne koken nga ana tjeter sa here perballen me nje kriminel apo bandit qe e ruan shteti, dhe per te kompensuar ja nxjerrin dufin popullit te thjeshte dhe adoleshenteve. Po per sa kohe t'ju kene tipat si ju, qe ulin breket sa here i del nje polic para, nuk do i gjeje gje, pa merak.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?