'Vrasje me dashje'! Prokuroria finalizon akuzën për policin që qëlloi për vdekje Klodian Rashën! Efektivi rrezikon deri në 20 vite burg

16 Dhjetor 2020, 11:21| Përditesimi: 16 Dhjetor 2020, 16:47

  • Share

TIRANË - Prokuroria e Tiranës ka konkretizuar akuzën për efektivin e policisë Nevaldo Hajdaraj i cili vrau Klodjan Rashën në orët e para të mëngjesit të datës 8 dhjetor. "Vrasje me dashje" ka vendosur organi i akuzës për policin i cili rrezikon deri në 20 vite burg. Ndërkohë më parë akuza që rëndonte mbi Hajdarajn ishte ajo e "tejkalimit të kushteve të vetëmbrojtjes" me anë të së cilës rrezikonte vetëm 7 vite burg.

Prokuroria ka siguruar dhe ka sekuestruar pamjet filmike të subjekteve përreth vendit të ngjarjes të cilat japin një tablo më të qartë të dinamikës së saj. Prokuroria bën me dije se efektivi, Nevaldo Hajdaraj ka qëlluar nga një pozicion i shtrirë drejt Klodian Rashës, njësoj siç ka qenë dhe në dëshminë e efektivit.

Sipas organit të akuzës, Hajdaraj ka shënjestruar drejt trupit të viktimës ndërkohë që në dëshminë e tij tha se kishte shënjestruar këmbët. Në filmimet që ka siguruar Prokuroria rezulton se polici e ka qëlluar 2 herë Rashën me armën e shërbimit teksa ky i fundit ishte duke u larguar me vrap në drejtim të rrugicës që të çon drejt banesës së tij.

Ndërkohë për armën e gjetur në vendngjarje, e zhytur në një pellg me ujë nuk është identifikuar ende teksa prokuroria njofton se ka administruar aktin e ekspertimit balistik të pistoletës. Arma vijon të mbetet mister se kujt personi i perkët dhe në çfarë rrethanash doli 80 metra larg vendit të vrasjes së Rashës.

Ndërkohë ditën e djeshme, Prokuroria e Tiranës ka dhënë detaje nga vrasja e Klodjan Rashës duke thënë se ai nuk është dhunuar ashtu siç pretendohej. Gjithashtu organi i akuzës njofton se do të bëhet analiza e plotë e armës së gjetur në vendngjarje dhe rrethanave se si është gjetur kjo armë teksa nuk bëhet ende e ditur se kujt i përket.

Klodian Rasha u vra në ngjarjen tragjike të mëngjesit të datës 8 dhjetor, kur 25 vjeçari është qëlluar për vdekje me armë nga polici Nevaldo Hajdaraj. Ngjarja e rëndë solli reagime dhe protesta të shumta, të cilat degjeneruan në dhunë dhe shkatërrime në Tiranë dhe qytetet të tjera të vendit.

Si pasojë e kësaj ngjarjeje dha dorëheqjen ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj. Ndërkohë, që një ditë më parë, qeveria mori vendimin duke i siguruar 61 mijë lekë pension mujor.

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • malesori me kanun: 17/12/2020 17:00

    KY POLIC ESHTE UN MORTO CHE CAMINA,,,SIC THOTE MAFIA,,,AI ESHTE I MBARUAR SEPSE EDHE PO DOLI NGA BURGU E PRET PLUMBI I GJAKMARRJES,,,,,SI THOTE KANUNI I LEKES NE NENIN E PARE TE TIJ,,, GJAKU S'HUP KURRE...///

    Përgjigju
  • Juli: 16/12/2020 17:24

    Jera e tjetrit nuk merret kot qoft ky edhe nji hajdut ordiner si viktima.nese polici e ka vra me dashje per pordh a ku di un te kalbet mrena.poooor ku leshin e percaktuat juve te prokuroris qe e ka vra me dashje polici? Kamera tregon qe ky shoku qe kishte dal per te ble cigare po rrite meshtet e po studiote zonen? Kamera prap jep qe ky ja fut vrapit e si bindet policit.deri tani 2 her ka shkelur ligjin viktima sipas asaj qe tregojn kamerat.e f7ndit kamera strego si dye pse ka qelluar polici.dhe e fundit ska shonce te mos dalin gjurmet e gishtave ne pistolet edhe ose ka ren ne nje pellg me uj e qendroi max 2 or ne uj pistoleta.jo oer gjo po ngelin gjurmet te fisheket ne karikator .te tyta e atmes se do e ket oastru noi her pronari pistoleten.per 1 aksident me makin vazhdojn hetimet deri ne 6 muah.juve vrasjen me ose pa fashje e zgjidhey per 4 dit.shkoni mer fismidhje prokurora.

    Përgjigju
  • Alb: 16/12/2020 16:27

    Po ku e vertetoj kjo prokurori qe vrasja ska qen aksidentale me duket se me kete vendim te prokuroris i mbyllet goja te gjitha paleve se eshte absurde nqs vrasja ska qen aksidentale ath ta sqarojn pse u krye donte gjak ky polici ishte i semur psiqik kish pir drog sdinte te perdorte armen u kercenua si pra qendron e verteta apo sdo zbulohet ndonjeher,efektivi tjt per deshmit e rreme dhe mos reagimin gjat aksionit mban pergjegjesi se kur leshohet thirja qe personi posedon arm duhet te ishin te dy efektivet ne aksion per te parandaluar kete dram.

    Përgjigju
  • Tirona: 16/12/2020 15:06

    Pa filluar mire drejtesia e re prokuroria manipulon dhe nuk tregon te verteten, populli ti bej thirrje Ambasadores se SHBA qe te nderhyje ne kete rast, se milionat qe ka derdhur per reformimin e drejteseise po i shkojne dem.Lind pyetja a e meritojne keta prokurore rrogat meramendshme dhe ndihma qe do ju jepen nga shteti ne te ardhmen mbasi te vendoset "Drejtesia e re".

    Përgjigju
  • Trapa jane: 16/12/2020 14:20

    Kriminele,drogaxhinj,shperndares droge,hajdute shtepise dhe dyqanesh.Dilni ne oret e ndaluara me ligj "per te blere cigare ",pra pas ores 22.00 beni punen tuaj.edhe po e pesuat si klodiani,do te behemi heroj,luftetare te demokracise.nje rruge do marre emrin tuaj.nga sot e tutje nuk ka polic qe u cenon.rrofte demokracia per dhunuesit e ligjit

    Përgjigju
  • Hoho: 16/12/2020 12:41

    E mbytet policin e shkrete. Futni edhe ndonje akuze per terrorizem.

    Përgjigju
    • Hoho: 17/12/2020 13:08

      Familjarit tim i them qe ti bindet policise. Ska nevoje ti iki me vrap.

    • Boti: 16/12/2020 13:21

      Po te vrisnin familjarin tend, do e falje? Akuza korrekte ne momentin qe provohet.

  • Scanderbeg: 16/12/2020 12:36

    Akuze e paragjykuar, e pa vlere. Ka guxim me tani polici te nxjerre armen kundur keqberesit?!!

    Përgjigju
    • Gjon Kastrioti: 16/12/2020 14:20

      Normale, qe do kete guxim te nxjerri armen kunder keqbereseve!!

  • Arbëri: 16/12/2020 11:40

    Ky është një rast shumë i nderlikuar dhe i veqant, drejtësia duhet të bëhet drejt dhe pa ndikim përndryshe policis do i ””lidhen duart ” dhe nuk do mundet ta kryej detyrën e saj !

    Përgjigju
  • polici eshte hero: 16/12/2020 11:39

    Te gjithe ti bihem policit.. qeveri, minister, kryeminister, opozite,media, analista, gazetare dhe tani prokuroria. Duan ta bejne popullin budalla. I pame pamjet mbreme polici po bente detyren. Nuk kane ca ti bejne armes te viktimes ju ka ngel ne dore. Vetem nje idiot dhe naive mendon se arma u gjet aty rastesisht apo nuk gjenden gjurmet.Kjo eshte ngjarje policore qe ndodhe rendome ne cdo vende te Evropes dhe Amerike. Duan ta mbyllim shpejt e shpejt te gjithe te lajne mutin me shurre. Ta haj polici, turp i zotit kurre nuk ka per tu bere shtet.

    Përgjigju
  • Njoni: 16/12/2020 11:38

    Ndoshta duhet të hetojnë të gjykojnë dhe të dënojnë edhe të tjerë që kanë marrë pjesë në tentativën e mbulimit të krimit të kryer në rast se ka një tentativë të tillë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?