2 janë autorët e vrasjes së Pëllumb Metës, sipas policisë. Djali dhe vajza, Hysen dhe Hygerta Meta, bashkëautorë. I arrestuar është dhe djali i tretë i viktimës Amarildo Meta, i cili i ka ndihmuar, thotë policia.
“Nga hetimet konkluduam se më 22 shkurt nuk kishim të bënim me zhdukjen e një personi per me krim në familje. U gjet trupi i viktimës i varrosur në ambientet e brendshme të banesës së viktimës. Ekspertiza konkludoi vrasjen e tij me armë zjarri. Nga të gjithë provat e siguruara u gjendën provat dhe arrestuam Hysen Metën, Hygerta Metën, të dy fëmijë të viktimës që kanë qenë bashkëautorë në këtë krim. Amarildo Meta 22 vjeç është arrestuar i cili me veprimet e tij ka ndihmuar në këtë krim", njofton policia e Durrësit në një konferencë për shtyp.
Lajmi kryesor:
Tronditëse në Durrës/ Tre fëmijët vrasin dhe groposin të atin, arrestohen! 2 vëllezërit mbrojtën të motrën, donte ta fejonte pa dëshirë! Në hetim gruaja
B.K/ReportTv.al