Vrasja e Liridona Ademit/ Prokuroria merr në pyetje bashkëshortin Naim Murselin, avokatja tregon detajet nga dëshmia

24 Janar, 23:04| Përditesimi: 25 Janar, 14:14

  • Share

Zhvillime të reja janë bërë me dije nga mediat kosovare më lidhje me hetimet me qëllim zbardhjen e rrethanave të vrasjes së Liridona Murselit më 29 nëntor, ku i dyshuari kryesor, si autor i kësaj ngjarje të rëndë është bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

Njoftohet se ky i fundit është marrë në pyetje ditën e sotme nga organet e drejtësisë.

Prokuroria Themelore në Kosovë është shprehur për median kosovare se në këtë pikë të hetimeve nuk mund të japë informacione për shkak të ndjeshmërisë së procesit hetimor.

 “Kjo çështje penale ndodhet në proces hetimor, andaj në këtë fazë nuk mund të japim informata të detajuara, deri në një fazë tjetër”,- ka deklaruar Laureta Ulaj, zëdhënëse në Prokurorinë Themelore.

Avokatja e Naim Murselit, Teuta Zhinipotoku, ka treguar se bashkëshorti i të ndjerës është dëgjuar në cilësinë e të pandehurit dhe se dyshimi i bazuar është i orientuar në drejtim të veprës penale: Vrasje e Rëndë në bashkëkryerje.

“I pandehuri ka rrëfyer versionin e vet të mbrojtjes dhe mbrojtja e tij lidhur me ngjarjen është tërësisht ndryshe nga ajo që është publikuar në rrjetet e informimit dhe ato sociale. Me qenë se sit është ndërprerë deklarimi I të pandehurit për shkak të mbarimit të orarit dhe deklarimi I tij nuk ka arritur të përfundojë është caktuar një datë tjetër për vazhdimin e marrjes në pyetje të të pandehurit”,- ka theksuar ajo.

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?