Naim dhe Liridona Murseli

Vrasja e Liridona Murselit, një tjetër në pranga! I shiti Naim Murselit armën që u vra 33-vjeçarja

9 Dhjetor 2023, 20:24| Përditesimi: 9 Dhjetor 2023, 20:26

  • Share

KOSOVË- Një tjetër person ka rënë në pranga për vrasjen e 33-vjeçares Liridona Murselit. Personi i katër është arrestuar, pasi dyshohet se i ka shitur armën Naim Murselit dhe Granit Plavës, që më pas është përdorur për të vrarë të renë përmes një skenari si nëpër filma. Mediat e Kosovës raportojnë se është arrestuar Tomë Dodaj.

Naim Murseli, dyshohet se porositi vrasjen e gruas së tij Liridonës, duke i premtuar 30 mijë euro Granit Plavës që ta kryente vrasjen. Ata kishim përgatitur një skenar, ku fillimisht e raportuan si grabitje por më pas policia zbardhi ngjarjen duke zbuluar se gjithçka ishte porositur nga bashkëshorti i saj.

Ai ndodhet në burg bashkë me dy të tjerët, Granit Plavën dhe Kushtrim Kokalla, si të dyshuar për vrasjen e të resë. Ka qenë Granit Plava që e ka kryer vrasjen me armën që ka blerë nga Tomë Dodaj, arrestuar sot, 9 dhjetor.

Murseli akuzohet për veprën penale “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje”, Plava për veprën penale “Vrasje e rëndë” dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?