Vrasja e Luljeta Prezës në Durrës, lihen në burg dy autorët! Nëna e Aldo Ibrahimit: Nëse e ka kryer krimin të marrë dënimin që i takon

7 Gusht 2023, 12:34| Përditesimi: 7 Gusht 2023, 14:48

  • Share

Aldo Brahimi dhe Ylli Grabovari do të qendrojnë në qeli deri në përfundimin e hetimeve për vrasjen e Luljeta Prezës, tek Ura e Dajlanit në Durrës. Pasi ka dëgjuar akuzat e prokurorisë dhe mbrojtjen e avokatit të caktuar kryesisht, gjyqtarja Entela Shedula ka vlerësuar të ligjshëm ndalimin dhe ka vendosur arrest me burg pa afat për autorët e dyshuar. Nëna e 22 vjecarit Aldo Brahimi nga Fieri tha se i biri ishte larguar nga shtëpia për të mbledhur hekura dhe nuk kishte dijeni për krimin.

"Unë kam ardhur për djalin. Nuk e di është apo nuk është e vërtetë. Të kalbet brenda nëse e ka bërë djali im. Merrej me shishe, mblidhte kanaçe, e di tërë Fieri që ai mblidhte shishe. Ne jetojmë në Grabianë. Më morën në shtëpi, këta të Durrësit brenda. Më thanë ku e ke djalin, vajti për pagurë u thash. Se gjithmonë mblidhte pagure dhe vinte në shtëpi", tha nëna e tij, Donika Hamzai.

Vajta te ura, u thash kërkoj djalin. E kërkova pas ngjarjes. Nuk ishte aty. Më thanë kujt porindër je, u thash i Aldos. E kërkoj i thash se po bën 1 muaj që ishte larguar nga shtëpia. Hera e dytë që largohej”, tha babai Sabri Hamzai.

Nga seanca me dyer të mbyllura mësohet se Aldo Brahimi nuk e ka pranuar krimin, ndërsa Ylli Grabovari u përpoq t’i linte autorësinë duke thënë se Luljetën e ka goditur me thikë Aldo ndërsa ai vetëm e kam mbuluar me çarcaf.

32-vjeçarja Lulejta Preza, pjestare e komunitetit rom u vra në orën 01:00 të datës 2 gusht poshtë Urës së Dajlanit ndërsa trupi i pajetë u gjet pas 10 orësh. Nga hetimet rezultoi se viktima, dy autoret dhe tre gra të tjera kanë qenë në shoqërinë e njëri-tjetrit, duke konsumuar lëndë narkotike dhe në konflikt e sipër e kanë goditur me thikë. Nga hetimet rezulton se dy autorët i kanë kërkuar Lulejtës një shumë prej 2000 lekësh për shpenzimet e përbashkëta që ajo nuk ka refuzuar ti paguaje, ndaj i kanë marrë jetën. Tek Ura e Dajlanit prej shumë kohësh qendronin anëtarë të komunitetit rom që lypnin e prostituonin, qe policia i largoi vetëm pas vrasjes tragjike të Luljetës.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?