Vrasja e Madrit Ulqinakut në Elbasan, policia gjen në ujërat e lumit Shkumbin pistoletën e autorit! Pamje nga arrestimi i 18-vjeçarit

23 Gusht 2022, 09:11| Përditesimi: 23 Gusht 2022, 10:19

  • Share

ELBASAN- Policia e Elbasanit ka sekuestruar armën e Horgito Peqinit, me të cilën 18-vjeçari vrau Madrit Ulqinakun pas një sherri të çastit mes tyre mbrëmjen e 17 gushtit. Një ditë pas arrestimit të autorit, policia gjeti armën e zjarrit pistoletë me një krehër me 6 fishekë në të, në shtratin e lumit Shkumbin. Në pranga ra edhe bashkëpunëtori i tij Klaudjan Sallufit, ndrësa janë publikuar pamjet nga arrestimi i dy të rinjve.

Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan ka vendosur masën e sigurisë "Arrest në burg", për këta shtetas, për veprat penale "Vrasja me dashje", kryer në bashkëpunim dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit". Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë vrarë, për motive të dobëta, me armë zjarri, Madrit Ulqinakun, mbrëmjen e datës 17.08.2022.

Si ndodhi ngjarja
Horgito Peqini dhe Kaludjan Sallufi së bashku me Ejden Dinon, i cili u arrestua 2 ditë pas ngjarjes së rëndë ishin në shoqërinë njëri-tjetrit kur u përballën me Madrit Ulqinakun dhe shokun e këtij të fundit. Në seancën gjyqësore ku u dha masa e sigurisë 'arrest me burg', Dino tregoi se së bashku me dy miqtë e tij thotë se kishin konsumuar lëndë narkotike dhe kishin dalë në rrugë me armë të ftohta.

Ai kishte një thikë ndërsa autori Horgito Peqini një pistoletë. Mbrëmjen e 17 gushtit, kanë qenë duke lëvizur në rrugë nën efektin e drogës teksa janë përballur me viktimën Madrit Ulqinakun dhe shokun e këtij të fundit ku i kanë kërkuar llogari pse po i shihte dhe se përse e bënë pis. Në konflikt e sipër 18- vjecari Horgito Peqini ka nxjerrë pistoletën dhe qëlloi nga pas 33 vjeçarin duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?