‘Pse më pe’, pyetja që i mori jetën 33-vjecarit në Elbasan! Burg për Ejdin Dinon: Isha i droguar! Autori dhe shoku tjetër ende në arrati

20 Gusht 2022, 15:50| Përditesimi: 20 Gusht 2022, 16:07

  • Share

ELBASAN- Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Ejden Dino i arrestuar dy ditë më parë si  i përfshirë në konfliktin e çastit, gjatë të cilit mbeti i vrarë mbrëmjen e së mërkurës në Elbasan 33-vjeçari Madrit Ulqinaku si dhe për dy miqtë e tij në arrati Horgito Peqini  dhe Klaudjan Sallufi.

Masa e sigurisë ndaj këtyre të fundit është dhënë në mungesë pasi në sallën e gjyqit ndodhej vetëm Ejden Dino. Prokurori Ritvan Suka në pretencën e tij kërkoi ‘arrest me burg’ për të tre personat të cilët pas një konflikti të çastit i morën jetën babait të një fëmijë të mitur.

Pas këqyrjes së provave paraprake , dëshmitarëve në vendngjarje dhe deklaratës së Ejden Dino gjykatësja Idush Maliqi la në burg të riun ndërsa vendosi të njëjtën masa dhe për miqtë e tij në arrati. 18 vjecari Ejden Dino iu rendua masa pasi u arratis menjëherë pas ngjarjes dhe se në momentin e arrestimit policia i gjeti me vete një mjet prerës (thikë) dhe një dorezë metalike.

Mësohet se në seancë Dino ka dhënë të njëjtin version sikurse para policisë. Ai së bashku me dy miqtë e tij thotë se kishin konsumuar lëndë narkotike dhe kishin dalë në rrugë me armë të frohta. Ai kishte një thikë ndërsa autori Horgito Peqini një pistoletë. Kanë qenë duke lëvizur në rrugë nën efektin e drogës teksa janë përballur me viktimën Madrid Ulqinakun dhe shokun e këtij të fundit ku i kanë kërkuar llogari pse po i shihte dhe se përse e bënë pis. Në konflikt e sipër 18- vjecari Horgito Peqini ka nxjerrë pistoletën dhe qëlloi nga pas 33 vjeçarin duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Ndonëse para gjykatës i riu Ejden Dino ka pohuar se ka qenë nën efektin e drogës.

I riu Ejden Dino u arrestuar dy ditë më parë pranë banesës sa tij teksa ishte duke dërguar mjetin prerës thikë që kishte me vete, ndërsa për dy miqtë e tij Horgito Peqini dhe 33 vjecarin Klaudjan Sallufi nuk dihet  ende asgjë.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Likja: 20/08/2022 16:39

    Hec se ka leke babi KELI ka punuar qe ne kohen e skenderbeut me heroine...mos e can koken babin tend to kishin te gjithe Po bej si te duash pashaj vockel!

    Përgjigju
  • Shkodrane: 20/08/2022 16:20

    Do të përfundojmë me keq se Brazili me këta të droguar që sillen rrugëve të armatosur!! Droga është për të buzëqeshur dhe jo për të vrarë o kokëpalarë!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?