Kastriot Gjuzi në kërkim

Kronikë

Vrasja e Majollarit për hakmarrje, familjarët e autorit: Nuk ka asnjë lidhje

12 Prill 2018, 21:26| Përditesimi: 12 Prill 2018, 21:28

  • Share

Për vrasjen e Mario Majollarit, Policia e Tiranës ka marrë në pyetje familjarët e Kastriot Gjuzit, autorit të dyshuar të atentatit. Në Polici familjarët e Gjuzit kanë thënë se nuk e kishin dëgjuar ndonjëherë Kastriotin të fliste për hakmarrjen ndaj familjes Majollari.

Familjarët janë shprehur se e kanë takuar Kastriot Gjuzin mesditën e së martës dhe në mbrëmje ai nuk ka shkuar në shtëpi. Gjithashtu të afërmit kanë thënë në Polici se Kastrioti e ka telefonin e fikur dhe nuk ka kontaktuar me asnjërin prej tyre, por theksojnë se 40-vjeçari nuk ka lidhje me vrasjen e Mario Majollarit.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se Kastriot Gjuzi është larguar me këmbë pasi vrau 28-vjeçarin dhe më pas ka marrë një makinë ngjyrë gri dhe ka ikur në drejtim të Tufinës. Në banesën e tij në Tufinë Policia ka gjetur një makinë e cila kishte pak minuta që ishte fikur, pasi ishte ende e nxehtë, por nuk dihet nëse është përdorur në vrasjen Mario Majollarit.

Kjo makinë është sekuestruar nga policia. Ndërkohë për makinën e gjetur të djegur në Fushë-Kurjë, hetuesit dyshojnë se ajo është përdorur për të humbur gjurmët ndaj Kastriot Gjuzit.

Komento

Komente

  • Mmos mmm: 12/04/2018 22:32

    Gjunah perz kame u kalb ne burg

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kalon për gjykim për dosjen 'Partizani', besoni se do të ketë drejtësi?