Kronikë

Vrasja e Martin Canit, autori në gjykatë: S'e mbaj mend dinamikën! Nuk kisha thikë, e gjeta në rrugë! 3 ditë para më goditi me grushte

14 Korrik, 14:32| Përditesimi: 14 Korrik, 17:09

  • Share

Në prani të psikologut, i mituri i dyshuar për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani 18 nëntorin e vitit të kaluar dëshmoi për herë të parë në Gjykatën e Tiranës, ku po zhvillohet me dyer të mbyllura procesi ndaj tij. 

Në dëshminë e kërkuar nga prokuroria, i mituri shmangu shumicën e përgjigjeve. Për dilemat e hetuesve mbi goditjen fatale me thikë që i mori jetën bashkëmoshatarit, mbi personat e përfshirë dhe momentin e përleshjes, i mituri u shpreh se nuk e mbante mend. 

I dyshuari deklaroi se nuk kishte thikë me vete atë ditë në shkollë. Mjetin prerës tha se e gjeti në rrugë. Ai pranon se shkaqet e sherrit me bashkëmoshtarin e tij dhe nxënës në të njëjtën shkollë, “Fan Noli”, ishin vijim i debateve që kishte pasur 3 ditë para ngjarjes. 

Para togave të zeza, i mituri pretendoi se ishte goditur me grushte nga Martin Cani. Ky i fundit, sipas tij, i kishte dërguar ftesë në “SnapChat”, dhe aty tha se kanë vijuar debatet. 

Autori i dyshuar pretendon se e kishin lënë të sqaroheshin të hënën, ditë kur edhe ndodhi vrasja, në një rrugicë pak metra larg shkollës. 

Tre ditë para se të vritej gjatë një sherri pas përfundimit të mësimit, Martin Cani dhe i dyshuari, kishin pasur një konflikt brenda shkollës, i cili në dukje u mbyll, por u ngelizhua edhe nga vetë oficerja e sigurisë së “Fan Nolit” duke mos u raportuar në drejtori apo tek prindërit e fëmijëve. 

Skena tragjike ndodhi pas mësimit. Ata u takuan jo shumë larg shkollës, ku nisi një sherr që përfundoi me vrasjen e Martinit, plagosjen e shokut të tij dhe vetëplagosje të autorit me thikën e tij. 
Pas ngjarjes autori e hodhi çantën me thikën në një ndërtesë të vjetër, e cila u gjet disa ditë më vonë dhe ekspertiza nxorri se me të njëjtën thikë ishte goditur viktima dhe i plagosuri.
 

Xh.D/A.A/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nga sot sekuestro bulmetit pa faturë, si e vlerësoni?