Kronikë

Vrasja e Martin Canit, del ekspertiza e armës! Janë gjetur dy profile ADN-je, njëra e viktimës tjetra e shokut të plagosur

13 Dhjetor 2024, 10:44| Përditesimi: 13 Dhjetor 2024, 22:21

  • Share

TIRANË - Zbardhet ekspertiza e thikës së krimit në vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani.

Burime për gazetarin Sokol Dema bëjnë me dije se janë gjetur 2 profile ADN-je, e Martin Canit dhe të plagosurit L.M., ndërsa është përdorur vetëm nga autori M.P.

Sipas ekspertizës, profilet e gjakut të gjetura në thikë janë të përzier dhe janë mundur të gjenden dhe ndahen vetëm 2 profile. Kurse alibia që autori është vetëdëmtuar qëndron pasi edhe pse nuk ka dalë ADN-ja janë dëshmitë.

Martin Cani mbeti viktimë e një sherri mes të miturish pas mbarimit të mësimit në shkollën 'Fan Noli' në kryeqytet' për sherre banale që mund ta kenë zanafillën edhe në rrjetet sociale.

Ai u godit me thikë gjatë përleshjes nga bashkëmoshatari i tij, ndërsa shoku i tij po 14 vjeç mbeti i plagosur dhe tashmë është dërguar për trajtim të specializuar në Itali, ndihmuar nga shqiptarët që mblodhën mbi 80 mijë euro për kurimin.

Autori i dyshuar, i cili gjatë sherrit u vetëplagos me thikë në parakrah ndodhet në institutin e të miturve në Kavajë, në masën “Arrest në burg”, të cilën e ka animuar në Apel me pretendimin se vrasja ndodhi për vetëmbrojtje.

G.K/S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 14/12/2024 03:08

    Nxorret ADN,tani nxirrni dhe videon me xhiro te ngadalta, qe te bindemi!

    Përgjigju
  • Martini: 13/12/2024 23:47

    Nxirrni videon qe pretendoni se e keni me panje te qarta o polici kriminele me kryeminister urdherues te mbulimit te krimit!!!

    Përgjigju
  • Adi: 13/12/2024 13:54

    Deshmi ka dhe per gjera te tjera, po s'po i merr njeri parasysh. Po te ishte veteplagosur do kishte adn ne thike. Ja ku u doli genjeshtra

    Përgjigju
  • Real: 13/12/2024 13:17

    Nese nuk ka profil ADN-je tjeter atehere kush e plagosi shtazen nga dukagjini??? Mos e ka plagosur shoku i tij me babain dhe nenen ne Spak qe policia e paturp dhe prokurorja e familjes Felaj po e mbron me vetemohim??Apo e ka plagosur me dashje pas vrasjes qe te justifikohej vrasja? Luisi qe ka ndjere thikat ne trup deshmon se jane dy autore.

    Përgjigju
  • Sondazhi: 13/12/2024 11:06

    Me pak fjalë partia po thotë qe i ka plagos ai e ska pas thikë tjetër, te na rrojë partia.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?