Deputeti i PD, Asllan Dogjani, ka folur në Kuvend për vrasjen e 14 vjeçarit Martin Cani nga bashkëmoshatari i tij në ambientet e shkollës Fan Noli. Ai tha në shkolla nuk ka siguri.
‘Nëna e Martinit tha ka një muaj që se sheh djalin dhe ministria i sheh të vetët, ndërsa ajo qan tek krevati i djalit sepse ja vranë në shkollë, në këtë shkollën e famshme që vini dhe thoni kemi bërë labortaore. Fëmijët në vend të librave marrin thikat dhe vrasin njëri-tjetrin, shtyhjen dhe bullizohen, ndërkohë që duhet që të ishte një vend i sigurt ku të merrnin dije. Ja ky është arsimi, c'ju duhen laboratorët atyre kur dhunohen dhe bullizohen. Prindërit janë në ankth sepse nuk e dinë nëse do ti kthehen fëmijët nga shkolla. Çfarë ndodh sot me arsimin parauniversitar. Kryeministri thoshte arsim cilësor, ka degraduar si mos më keq, janë vitet më të keqe për arsimit. Një nga arsyet që largohen të rinjtë nga vëendi është mungesa e arsimit. Mësusit tanë kanë paga më të ulëta në rajon.', tha ai.
Lajmi kryesor:
Kuvendi/ PS kalon ligjin, anulohen gjobat për ndërtime pa leje, dhe të AKU në fshat! Rrëzohet amendamenti i PD-së, s'falen faturat e prapambetura të ujit e dritave
S.B/I.M/ReportTv.al