Kronikë

Vrasja e Martin Canit/ Shtyhet seanca paraprake, nëna e viktimës: Të jenë me dyer të hapura! Mungoi shoku i plagosur (VIDEO)

10 Mars, 13:08| Përditesimi: 10 Mars, 16:28

  • Share

TIRANË-  Në Gjykatën e Tiranës u shty seanca paraprake për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani. Shkak për shtyrjen e seancës u bë mungesa e shokut të Martin Canit, që mbeti i plagosur pas sherrit vetëm 200 metër larg shkollës “Fan Noli” në Tiranë.

Të pranishëm në seancë ishin edhe dy prindërit e viktimës, Engjell dhe Florina Cani, të cilët u futën në Gjykatë të kapur dorë për dore. E ëma tha për gazetarët se seancat duhet të mbahen me dyer të hapura, ndryshe nga sa ka vendosur gjykata me dyer të mbyllura për shkak se autori është i mitur.

“Edhe fëmija im të bëhet simbol për fëmijët e tjerë. Mos të ndodhë tek asnjë familje, kjo tragjedi që mua më ndodhi”, tha ajo.

Seanca e radhës u la më 27 mars ora 13:30. Autori i vrasjes, 14 vjeç, akuzohet për vrasje në rrethana cilësuese ndaj një të mituri.

Vrasja e Martin Canit ndodhi më 18 nëntor 2024 në Tiranë, nga një bashkëmoshatar vetëm 200 metër larg shkollës “Fan Noli” në Tiranë. Ngjarja ndodhi më 18 nëntor, 3 ditë pasi kishte lindur konflikti mes dy adoleshentëve brenda shkollës, për motive krejt banale, i cili në dukje u mbyll, por që u rindez sërish po brenda shkollës.

2 të miturit u takuan paradite në tualetet e shkollës, debatuan sërish por u ndanë nga roja i sigurisë. Pas mësimit, me shokët respektivë, u takuan jo shumë larg oborrit të shkollës, ku nisi një sherr që përfundoi me vrasjen e Martinit, plagosjen e shokut të tij dhe vetëplagosje të autorit me thikën e tij. Pas ngjarjes autori e hodhi çantën me thikën në një ndërtesë të vjetër, e cila u gjet disa ditë më vonë dhe ekspertiza nxori se me të njëjtën thikë ishte goditur viktima dhe i plagosuri.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • fuat: 10/03/2025 14:56

    Këtij krimineli në gen duhet ti bëhet gjyq shembullorë dhe dënimi të jetë maksimal.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?