Mario Përlleshaj dhe Martin Cani

Kronikë

Vrasja e Martin Canit me thikë në Tiranë, 14-vjeçari kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë

14 Mars, 10:51| Përditesimi: 14 Mars, 11:07

  • Share


14-vjeçari që mbahet i arrestuar për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij Martin Cani kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë. I mituri, përmes avokatit mbrojtës, ka dorëzuar rekurs në Gjykatën e Lartë, ku kërkon heqjen e masave të arrestit në burg të caktuar nga të dyja shkallët e gjykimit.

Çështja do të shqyrtohet nga gjyqtari Ilir Panda ndërsa ende nuk është caktuar një datë.

Prej nëntorit të 2024, 14-vjeçari mbahet në institucionin e të miturve në Kavajë, pasi u arrestua për akuzën e “Vrasje e kryer në rrethana cilësuese”. Më 10 Shkurt, gjykata e Apelit rrëzoi kërkesën e tij për ndryshimin e masës së arrestit në burg në arrest shtëpie.  

Si ndodhi ngjarja?

Vrasja e Martin Canit ndodhi më 18 nëntor 2024 në Tiranë, nga një bashkëmoshatar vetëm 200 metra larg shkollës “Fan Noli” në Tiranë. Tre ditë më parë ata kishin pasur një konflikt brenda shkollës për motive banale, i cili në dukje u mbyll, por që i rindez sërish dhe përshkallëzoi me përdorimin e thikës.

Dy të miturit u takuan paradite në tualetet e shkollës, debatuan sërish por u ndanë nga roja e sigurisë. Pas mësimit, me shokët respektivë, u takuan jo shumë larg oborrit të shkollës, ku nisi një sherr që përfundoi me vrasjen e Martinit, plagosjen e shokut të tij dhe vetëplagosje të autorit me thikën e tij. 

Pas ngjarjes autori e hodhi çantën me thikën në një ndërtesë të vjetër, e cila u gjet disa ditë më vonë dhe ekspertiza nxori se me të njëjtën thikë ishte goditur viktima dhe i plagosuri.
 

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Jola: 14/03/2025 11:49

    Kerkon lirine??? Te varet ne litar. Te behet shembull per te gjithe ata qe do guxojne te prekin te tjeret

    Përgjigju
  • Turi: 14/03/2025 11:49

    Ai duhet te qendroje ne burg deri sa te behet 18 vjec dhe pastaj ta gjykojne , vetem keshtu behet ky vend duke ber ligje te forta dhe te zbatohen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?