Teksa bëhen gati 7 muaj nga ngjarja e rëndë ku 14- vjeçari Martin Cani u qëllua për vdekje me thikë nga bashkëmoshatari e tij, janë publikuar pamjet e krimit të rëndë. Ngjarja ndodhi pak metra larg shkollës “Fan Noli” në Tiranë, ku Cani nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra dhe për pasojë ndërroi jetë në spital.
Pamjet janë bërë publike nga gazetari Eraldo Harlicaj, ku shihet se Martini dhe bashkë me autorin shkojnë për tu “sqaruar” te vendi, ku dhe ndodhi vrasja.
Në video shihet Martin Cani dhe autori teksa ecin të dy krah njëri-tjetrit, ndërkohë që pas tyre shkojnë edhe shokët e tjerë, mes tyre edhe miku i 14-vjeçarit, që po ashtu mbeti i plagosur në atë ngjarje. Në momentin e bisedës mes tyre, referuar dhe deklarimeve në gjyq, ka qenë një nga djemtë e tjerë, jo Martini, që ka goditur i pari autorin e vrasjes në hundë.
Më pas sherri ka agravuar, duke i marrë jetën Martinit dhe duke plagosur bashkëmoshtarin e tij. Tragjedia ka ndodhur në më pak se 1 minutë. Në pamjet filmike, duke ikur, shihet vetëm një thikë në dorën e autorit dhe Martini që vrapon duke mbajtur dorën në kraharor. Autori më pas kthehet te vendi i krimit, pasi i ka rënë këpuca dhe shkon ta rimarrë, pritet nga dy djem të tjerë që ndodhen aty.
Krimi i rëndë u regjistrua më 18 nëntor 2024 në Tiranë, nga një bashkëmoshatar vetëm 200 metër larg shkollës “Fan Noli”. Ngjarja ndodhi 3 ditë pasi kishte lindur konflikti mes dy adoleshentëve brenda shkollës, për motive banale, i cili në dukje u mbyll, por që u rindez sërish.
Komente
