Kronikë

Protestë për vrasjen e Martinit para Ministrisë së Arsimit, kërkohet dorëheqja e ministres! I pranishëm babai e gjyshi i 14-vjeçarit: Drejtësi deri në fund

25 Nëntor, 17:07| Përditesimi: 25 Nëntor, 22:18

  • Share

TIRANË- Me mbishkrimin “Institucionet e papërgjegjshme vrasin”, përpara ministrisë së Arsimit u mbajt protesta e dytë qytetare për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani.

Pasi priti në banesën e tij ngushëllimet, protestës iu bashkua babai i Martinit, që në heshtje, por me lot në sy, ndoqi thirrjet për drejtësi për të birin e vrarë.

Në emër të familjes thirrjen për drejtësi, e bëri gjyshi i 14-vjeçarit, që u shpreh se Martinit iu prenë në mes ëndrrat. Kërkoi drejtësi, ndryshe tha se jeta e tij nuk ka më kuptim.

"Nëse nuk do zgjidhet që ky problem, që Martini të shkojë në vendin e duhur, unë do e ndjek këtë problem si kur ra Martini për hir të demokracisë do bie edhe unë se s’ka çfarë me duhet më jeta. Nuk dua kurrën e kurrës që të bej keq kujt. Kurrë nuk dua, as kurrë nuk i dëshiroj keq kurrë. Të vihet drejtësia në vend", tha gjyshi. 

Fjalë të ndjera dhe shumë lot, pati edhe në mesazhin e Jonida Progës, motra e Egli Progës që u vra pak kohë më parë pas një sherri në Pogradec, e cila kërkoi që edhe qeveria të mbajë pjesën e saj të përgjegjësisë.

"Erdha sot për Martinin, çfarë zemre duhet të ketë një nënë që as nuk mallkon e as nuk kërkon hakmarrje për kasapin e djalit të saj. A ka njeri në Shqipëri të ma thotë. Florina vetëm vajton e vajton dhe nuk kërkon asgjë, e as drejtësi. Të kërkojmë drejtësi hyjnore dhe jo juridike. Këto do ta fillojmë, sot do kërkojmë përgjegjësi morale për therjen e Martinit", tha Jonida Proga.

"Organet ta çojnë deri në fund këtë ngjarje, duam transparencë totale dhe drejtësi për Martinin", tha aktorja Eliona Pitarka. 

Në këtë protestë paqësore, që iu bashkuan prindër e fëmijë, u hodh sërish bojë e kuqe në drejtim të ministrisë dhe gjurmë duarsh u lanë në muret e saj.

"Fëmijët janë të rritur, por nëse nisemi me premisën që meqë s’kam nuk shkojmë asgjëkundi. Shoqëria ka nevojë për sensibilizim, prandaj jemi përballë kësaj godine. Përderisa nuk ka reagim për mbajtje përgjegjësie, duhet shkulur nga themelet. Shpresoj se duhet të këtë reagim institucional me mbajtje përgjegjësie, duke nisur nga ministria e Arsimit, Drejtoria e Arsimit të Tiranës dhe Drejtoria e Shkollës. Nuk mund të konsiderohet një ngjarje e veçuar, është pasojë e një seri fenomenesh që ndodhin në arsimin shqiptar", tha një protetsues për Report Tv. 

"Kësaj ministre s’kemi ca i kërkojmë gjë tjetër veçse dorëheqje. Kërkojmë dorëheqje dhe vetëm dorëheqje. Kushdo që vjen pas saj, i kërkojmë rritje buxheti dhe përkujdesje për shkollat. Duam politika të reja arsimore, nuk duam shkollë si burg, duam politika për përkujdesje dhe jo policimi. Politika që i sigurojnë fëmijët vetëm përmes përkujdesjes", tha një tjetër protetsues. 

Protestuesit paralajmëruan se nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre deri të mërkurën, do të bojkotohet mësimi dhe do të nisin protestat në dyert e shkollave. 

Vrasja e Martin Canit pranë shkollës “Fan Noli” nga bashkëmoshatari I tij me thikë në zemër u pasua me kërkesat e prindërve e shoqërisë civile për dorëheqjen e Ministres Ogerta Manastirliu, më tepër buxhet, psikologë në shkolla, staf mbështetës, shtim të sigurisë etj.

Kërkesat e Shoqërisë Civile
-Shtimi i buxhetit në 5% të PBB
-Plotësimi i shkollave me infrastrukturë dhe staf mbështetës
-Rritja dhe plotësimi 100%  i shkollave me psikologë, raporti 1 psikolog për çdo 200 nxënës
-Qëndrimi nxënësve në shkollë deri në 16:00, duke ofruar ushqim dhe mundësi për të bërë detyrat
-Zbatimi emergjent i rregullit për heqjen e telefonave në orën e mësimit
-Miratimi i legjislacionit për vendosjen e filtrave parandalues të përmbajtjeve me gjuhë urrejtje për fëmijët nën moshën 14 vjeç
-Krijimi i një sistemi të raportimit të rasteve ku të ndërlidhen të gjitha hallkat
-Çdo shkollë duhet të ketë oficerin e sigurisë
-Dorëheqje e menjëhershme e ministres së Arsimit.

 

 

Ora 18:45
Me lot në sy, babai i Martinit i bashkohet protestës para Ministrisë së Arsimit (VIDEO)

 

Me lot në sy dhe dhimbjen e madhe që i ka lënë pas vrasja e të birit, babai i Martin Canit iu bashkua qindra protestuesve para Ministrisë së Arsimit.

I shoqëruar nga familjarë të tjerë, ai iu bashkua protestës për të kërkuar drejtësi për Martinin e vogël.

Ai nuk mbajti një prononcim për mediat, por gjyshi i Martinit kërkoi që drejtësia të vihet në vend.

Ora 18:35
Prek gjyshi i Martinit në protestë: Nëse nuk vihet drejtësi, nuk më duhet më jeta

Gjyshi i Martinit, 14-vjeçarit që u vra me thikë nga bashkëmoshatari i tij, preku me fjalimin para protestuesve para Ministrisë së Arsimit. Ai thotë se do të vijojë të kërkojë drejtësi deri në fund për nipin e tij.

Gjyshi i Martinit: Martini, për ata që e njohin, ka qenë një shembullor në shkollë. Ka qenë një shembullor në shoqëri, ka qenë një shembullor që merrej edhe me sport. Gjithë Shqipëria, që ne u dogjëm, mos të digjen më të tjerë. Vetëm drejtësi, vetëm drejtësi, nuk duan që askush të përfitojë nga rasti, ta shfrytëzojë. Nëse nuk do zgjidhet që ky problem, që Martini të shkojë në vendin e duhur, unë do e ndjek këtë problem si kur ra Martini për hir të demokracisë do bie edhe unë se s’ka çfarë me duhet më jeta. Nuk dua kurrën e kurrës që të bej keq kujt. Kurrë nuk dua, as kurrë nuk i dëshiroj keq kurrë. Të vihet drejtësia në vend.

Tezja e Martinit: Vetëm drejtësi dua. Të vuhet drejtësia në vend

Ora 17:59
Aktorja Eliona Pitarka në protestën për Martin Canin: Kërkoj transparencë dhe drejtësi

Aktorja Eliona Pitarka iu bashkua protestës para Ministrisë së Arsimit, duke shprehur indinjatën dhe shqetësimin e saj si nënë dhe qytetare pas ngjarjes tragjike që i mori jetën Martin Canit. Në fjalën e saj, ajo vuri theksin tek mungesa e transparencës nga institucionet dhe kërkoi zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Jam këtu si një nënë e terrorizuar e tmerruar dhe në fakt parafolësit i thanë të gjitha kërkesat. Vetëm një e kam me ngulm që ti mëshoj pak më shumë, transparencë sa i përket ngjarjes. Kam dëgjuar shpesh në lagje fëmijë të kësaj grupmoshe me fjalor banal. Që thonë edhe nëse bëjmë gjë jam minoren dhe s’më bëjnë asgjë. VIDEO që ka qarkulluar në TikTok e atij djalit në SHBA që thotë kur të shkoj në Shqipëri do e bëj një gjë të tillë. Kërkoj transparencë të ngjarjes. Ka kaluar një javë nga kjo ngjarje dhe opinioni publik s’ka transparencë të dinamikës së ngjarjes, ku policia thotë se s’ka pasur një person të dytë. Ndërkohë, që deklarata e fëmijës së plagosur është tjetër gjë komplet. Organet ta çojnë deri në fund këtë ngjarje, duam transparencë totale dhe drejtësi për Martinin.

Ora 17:44
Protesta për Martinin, prek motra e Egli Progës: Florina vetëm qan dhe nuk kërkon asgjë, ku do gjeni ju prindër më të paqtë! Mos lejoni më vrasjen e të dashurve tuaj

Jonida Proga, motra e Egli Progës që u vra në Pogradec, preku me fjalimin e saj në protestën për Martin Canin para Ministrisë së Arsimit. Në fjalimin e saj, ajo bëri thirrje për drejtësi dhe përgjegjësi nga institucionet për vrasjen e Martinit.

Me lot në sy, ajo tha se edhe familja e saj ishte detyruar të largohej nga Pogradeci pas humbjes së Egli Progës, duke e quajtur qytetin një "vend krimi". E këtu përmend edhe deklaratën e prindërve të Martinit, të cilët kanë thënë se duan të ikin në SHBA. 

Ju tashmë më njihni, vazhdoj të jem motra e Egli Porgës. Erdha sot për Martinin, çfarë zemre duhet të ketë një nënë që as nuk mallkon e as nuk kërkon hakmarrje për kasapin e djalit të saj. A ka njeri në Shqipëri të ma thotë. Florina vetëm vajton e vajton dhe nuk kërkon asgjë, e as drejtësi. Ku është Vilma Peleshi, nëna  e vrasësit, përse nuk flet, pse nuk e përqafon Florinën që vetëm qan e qan dhe nuk fajëson askënd. Ku do gjeni ju prindër më të paqtë se prindërit e Martinit që u iki drita e syve dhe s’kërkojnë asgjë vetëm të ikin nga sytë këmbët nga ky vend. Prindërit e Martinit duan të ikin jashtë Shqipërisë e të harrojnë këtë vend që është kthyer në vend krimi. Edhe familja ime iku nga Pogradeci, erdhën në Tiranë se nuk mund të qëndrojnë në atë vend krimi. Edhe sa fëmijë të tjerë duhet të vriten me jataganë nëpër shkolla. Unë jam këtu për të bërë thirrje publike, për ata që kanë fëmijë, vëllezër motra, prindër që jetojnë të pasigurt në këtë vend, ngrihuni dhe mos lejoni më t’iu vriten të dashurit dhe të afërmit tuaj. Të kërkojmë drejtësi hyjnore dhe jo juridike. Këto do ta fillojmë, sot do kërkojmë përgjegjësi morale për therjen e Martinit.

I bëj thirrje policisë, mos bëj të njëjtin marifet si me vëllain tim. Gjej jataganin dhe vrasësin tjetër e të mos justifikohet. Qeveri po të thërras, po rrit kriminelë, ke përgjegjësi për atë që vrau Martinin. I bëj thirrje popullit të na bashkohen, ti bashkohen dhimbjes sonë. Mos bëni sehir por ngrihuni dhe bashkojuni Florinës.  

Egli Proga u vra më 10 gusht në Pogradec, ku në rrethana ende të dyshimta Denis Meçe i mori jetën me grushta kokës 42-vjeçarit, Eglantin Proga, babai i dy fëmijëve.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Qytetari: 26/11/2024 09:10

    Une mendoj se perpara se te kerkoni llogari te te tjeret duhet te kerkoni llogari te vetja juaj si prinder dhe te mbani pergjegjesi ju ne radhe te pare se si i rrisni femijet tuaj. Shkruhet Karrige dhe jo Karrike.

    Përgjigju
  • Emri: 25/11/2024 21:08

    Duhet ti vendoset emri shkolles me emrin e vogelushit Martinit , Ngushellime

    Përgjigju
  • serxho: 25/11/2024 20:26

    Baza e edukimit është familja....nga është ai që e vrau....kjo është shoqëria jonë e mbushur me shpellarë....a e shikoni çfar prindërish ka vrasësi...çfar kërkoni nga shkolla të edukoi prindërit që rrisin vrasës. Nuk kanë vlerë këto tubime kur udhëhiqen nga politika,i patë minatorët se si i përzunë politikanët vetë kështu ecën shoqëria përpara.

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 25/11/2024 17:51

    Ju qani per Martinin apo per ate qe eshte ne arrest shtepie dhe bertet nga ballkoni i pallatit.

    Përgjigju
    • alex: 25/11/2024 20:55

      Qafsh edhe ti per birin tend, a vellain tend sic qajne ata per Martinin, inshallah

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?