Vrasja e Martin Çeços në Maliq, burg për 3 autorët e dyshuar! Asnjëri nuk pranon krimin! Dyshohet se Valter Mollaj ekzekutoi 26-vjeçarin, i gjendet një litar në makinë

20 Qershor 2022, 14:50| Përditesimi: 20 Qershor 2022, 16:48

  • Share

Blenti Angjo dhe dy kushërinjtë Valter e Edlir Mollaj dolën para Gjykatës së Korçës për t’u mësuar me masën e sigurisë. Të dyshuar si autorë të vrasjes së 26-vjeçarit Martin Çeço në Maliq, ata do të qëndrojnë në burg, të paktën deri në përfundim të hetimeve, të akuzuar për vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim

Asnjëri prej tyre nuk pranoi përpara gjykatës autorësinë e krimit makabër, ndërsa akuza e Korçës dyshon se ekzekutori është Valter Mollaj. Të njëjtën gjë ka pretenduar edhe i arrestuari tjetër, Blenti Angjo.

‘Nga deklarimet e Blerti Angjo, pretendohet se ekzekutori është Valter Mollaj, edhe nga prokuroria pretendohet për të njëjtin person. Të tjerët thjeshtë shoqërues, le të themi ndihmës. Pretendohet se Valter Mollaj e ka kërcënuar viktimën. Nuk është shprehur pendesë në seancë, pasi askush nuk e pranon se është autori.’- tha avokati Lorik Zoko.

Blenti Angjo punonte si çoban tek Valter Mollaj, i cili pak para se të zbulohej krimi ishte në banesën e kunatit të Angjos. Ai rrëfen momentet e vizitës në banesë të Valterit, një ditë para se krimi të zbulohej.

‘Në datën 14 unë kisha në shpi Valterin, ndërkohë që ishte me ne dhe nuk na tha asnjë gjë, kur doli më media që krimi ishte kryer në datën 12-13. Shumë gjakftohtë nuk ishte, vetëm 5 min qëndroi. Ne nuk na vajti në mendje për këtë punë vetëm në media u njoftuam, mbetëm të habitur. Kur komunikuam herën e fundit me kunatin nuk ishte i qetë.’- u shpreh kunati i Blenti Angjos.

Ngjarja e rëndë ndodhi në datën 12 qershor, ditë kur 26 vjeçari Martin Çeço humbi kontaktet me familjarët e tij. Ai u gjet pas 4 ditësh nga policia në rezervuarin e Kolanecit. Ngjarja ndodhi për shkak të një lidhjeje që viktima ka pasur me një vajzë dhe më herët edhe më njërin prej autorëve të dyshuar të vrasjes. Për të kamufluar vrasjen, autorët, pasi i mbytën me litar Çeçon, e hodhën në rezervuar dhe shapkat ia lanë në breg, duke supozuar për vetëvrasje.

1655734982_angjomollaj.jpg

 

Tre te akuzuarit

 

 

1655548835_martineo.jpg

 

Viktima Martin Çeço

Ora 15:37
Gjendet litar në mjetin e Valter Mollaj, të akuzuarit kryesor për vrasjen e Martin Çeços

1655732298_teakuzuarit.JPG

Hetimet për vrasjen e Martin Cecos vijojnë, janë gjetur litarë në mjetin e Valter Mollaj, të akuzuarit kryesor si ekzekutori i Martin Cecos.

Mollaj ka deklaruar se litarët janë pjesë të fermës së tij, gjë që e lidh me punën e jo me vrasjen.

Kujtojmë se viktima u mbyt me litar përpara se të hidhej në rezervuar.

Ora 13:11
Vrasja e Martin Çeços në Maliq, lihen në burg 3 autorët! Kunati i një prej autorëve: Kur fola me të herën e fundit nuk ishte i qetë

Kunati i Bleti Angjos, një prej autorëve i cili dyshohet se ka vrarë 26-vjeçarin Martin Çeço, të cilën e mbytën dhe trupin ja hodhën në rezervuarin e Kolanecit në Maliq, thotë se ai ishte shumë i shqetësuar pasi ka ndodhur ngjarja.

‘Ka 45 ditë që kunatin e kam çuar në Marjanë tek Valter Mollaj (tjetër autor i dyshuar), dëgjova nga mediat për këtë krim, që është bërë, kemi është bërë krim, por që të jetë i implikuar kunati im veç nëse e kanë marrë ata me makinë.

Ai merrej gjithmonë me bagëti. Valteri disponon një makinë me karroceri. Në datën 14 unë kisha në shpi Valterin, ndërkohë që ishte me ne dhe nuk na tha asnjë gjë, kur doli më media që krimi ishte kryer në datën 12-13. Shumë gjakftohtë nuk ishte, vetëm 5 min qëndroi. Ne nuk na vajti në mendje për këtë punë vetëm në media u njoftuam, mbetëm të habitur. Kur komunikuam herën e fundit me kunatin nuk ishte i qetë.’- tha ai.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?