Martin Çeço dhe Martina Pajollari

Vrasja e Martin Çeços në Korçë/ 26-vjeçari u njoh me Tinën në byrektore, planifikonte të fejohej! U vra nga ish i dashuri i saj, 43-vjeçari e kërcënonte pasi mësoi lidhjen e re

21 Qershor 2022, 13:23| Përditesimi: 21 Qershor 2022, 20:14

  • Share

Vrasja e 26 vjeçarit Martin Çeço tronditi opinionin publik, për mënyrën sesi ky shtetas u ekzekutua dhe për motivet të cilat shtynë autorët të kryejnë këtë krim monstruoz. Rreth orës 23:00 të datës 12 Qershor 2022, i riu Martin Çeço doli nga banesa e tij për të mos u kthyer më. Prej rreth një muaji ai po mbante kontakte virtuale me një vajzë, me të cilën planifikonte të fejohej, por lidhja e tyre do të ishte e pamundur. Për këtë marrëdhënie me Tinën, emri i saj shkurt e datëlindjes 10.05.2004, Martini kishte vënë në dijeni familjen e tij, motrat dhe babain me të cilin ai jetonte i vetëm. Por pa e ditur që lidhja me 18 vjeçaren do bëhej shkak që ai do të ekzekutohej.

Valter Mollaj 43 vjeçari i martuar, nga fshati Marjan i Korçës, kishte pasur një lidhje jashtëmartesore me Tinën, njëra nga 4 fëmijët e familjes së saj, në atë kohë minorene. Pas shkëputjes së marrëdhënieve të kësaj të fundit me Valterin, filloi xhelozia dhe kontrolli i vajzës, e cila tashmë kishte lidhur kontakte me 26 vjeçarin. Pasi Valteri u njoh me lidhjen e vajzës me të cilën kishte marrëdhënie, filloi të kërcënonte partnerin e saj të ri, duke e paralajmëruar se nëse do të vazhdonte këtë lidhje, ky i fundit do ta vriste. Së pari kërcënimet nuk ju dukën serioze të riut nga fshati Kolanec, por me vazhdimin e kohës ato po shtoheshin, deri në pikën që Valter Mollaj po kërcënonte me vrasje dhe të atin e Martinit, të moshuarin Nevzat Çeço. Gjithsesi kërcënimet që kryheshin nëpërmjet celularit, nuk u denoncuan në polici nga kjo familje, e cila mund të kishte parandaluar të gjithë rrjedhën e situatës.

Tina, punonte në një byrektore, pikërisht vendi ku për herë të parë u takuan me Martin Çeçon, ku do të niste dhe historia e pamundur ndërmjet dy të rinjve. Gjatë kohës që ata flisnin me njëri-tjetrin, të shumta ishin dhe tekstet romantike që ata dërgonin për njëri-tjetrin. Por në një intervistë me Katerina Agon motrën e Martinit, ajo shprehej se i vëllai i saj e donte vajzën nga fshati Marjan, por ajo nuk i thoshte “të dua” Martinit.

Pak minuta para se të vinte mesnata, në datën 12 Qershor, Martini u njoftua për të dalë nga banesa, pasi dikush kishte shkuar për t’a takuar atë. Me rrobat e shtëpisë dhe shapka, ai menjëherë del nga banesa. Aty pritej nga Valter Mollaj, nga kushëriri i tij Edlir Mollaj si dhe nga çobani i punësuar Blenti Angjo. Martini hyri brenda makinës së Valterit duke u larguar përfundimisht nga banesa. Mjeti i drejtuar në brendësi të fshatit, drejt vendit të njohur si rezervuari i Kolanecit, po transportonte 4 personat. Nga varianti paraprak i prokurorisë ishte Edlir Mollaj ai i cili po drejtonte mjetin tip foristradë, në një terren tepër të vështirë dhe të rrezikshëm..

Sipas deklaratës së dhënë nga Blenti Angjo, pas arrestimit të tij dhe dy kushërinjve ku ai punonte, ai deklaroi se vrasjen me litar e kreu Valter Mollaj, personi i cili gjatë gjithë kohës e kërcënonte 26 vjeçarin, për të ndërprerë lidhjen e tij me 18 vjeçaren. Akti fatal sipas informacioneve të dhëna nga avokati i Blenti Angjos, është kryer pranë rezervuarit, ku më pas hodhën trupin e pajetë në këtë rezervuar për ta montuar si ngjarje aksidentale ose vetëvrasje. Prokuroria e gjatë mbledhjes së provave, konstatoi prezencën e litarëve në automjetin në pronësi të Valter Angjos, që sipas tij ato lidheshin me punën që ky i fundit bënte.

Gjithsesi familja e Martin Çeços e raportoi humbjen e tij, në datën 15 Qershor 2022, thënë ndryshe 3 ditë më pas. Ishte motra e madhe e 26 vjeçarit ajo që i’u drejtua policisë për humbjen e vëllait të saj. Vetëm një ditë më pas, policia njofton në komunikatë zyrtare gjetjen e trupit të pajetë, në brendësi të rezervuarit të Kolanecit. Paraprakisht nuk u konstatuan shenja dhune, por vetëm në datën 18 Qershor, policia përsëri njofton arrestimin e 3 shtetasve të lidhur me ngjarjen Blenti Angjo 38 vjeç, Valter Mollaj 43 vjeç dhe Edlir Mollaj 35 vjeç. Arrestimi i tyre u bë, pasi 18 vjeçarja Tina, kishte folur për ngjarjen, ku direkt kishte dhënë detaje mbi situatat e ndodhura. Ishte dhe këqyrja e kufomës në morg, e cila nxori në pah se nuk kishin të bënin me një vetëvrasje, pasi në qafën e viktimës kishte shenja që mund të ishin shkaktuar nga mbytja me një litar.   

Duket se krimi i mirëmenduar, ja doli që të ndante përfundimisht dy të rinjtë që prej një muaji kishin nisur një marrëdhënie të re. Të pandehurit akuzohen për vrasje të kryer në bashkëpunim me paramendim, ku për ta u dha dhe masa e sigurisë arrest me burg në datën 20 Qershor 2022 nga Gjykata e Shkallës së Parë Korçë. Por hetimet përsëri vazhdojnë, për t’u njohur më me detaje mbi rrethanat e tjera të ngjarjes dhe rolin e tre të pandehurve të përfshirë në këtë ngjarje.

Ora 13:43
Del FOTO, kush është 18-vjeçarja Tina që u njoh në byrektore me Martin Çeçon! Të dashurin ia vrau ish partneri 25 vjet më i madh

Vajza që shihni në foto është Tina, 18-vjeçarja që u njoh në byrektore me Martin Çeçon, i cili u vra nga Valter Mollaj më 12 qershor në Korçë. Ky i fundit ishte ish i dashuri i Tinës. Valter Mollaj 43 vjeçari i martuar, nga fshati Marjan i Korçës, kishte pasur një lidhje jashtëmartesore me Martina Pajollarin dhe kur mësoi lidhjen e saj të re me Martin Çeçon dhe e kërcënonte se do ta vriste nëse nuk ndahej.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 22/06/2022 01:55

    Duke supozuar qe kercenimet ishin vetem me cel.dhe duke supozuar qe viktima nuk e njihte fizikisht vrasesin,si ka mundesi qe hipen ne nje makine te panjohurish? Kush ishte ndermjetesi qe sherbeu si karem qe viktima te hynte me mirebesim ne makine,sepse nga te dhenat e deri tanishme,nuk rezulton i rrembyer,apo i detyruar forcerisht te hipte ne makine? Por edhe sikur t'a njihte,pse pranoi te hipte ne makine,kur kishte marre kercenime per jeten? //Sqarimin// normalisht mund t'a kishin bere dhe ne oborrin e shtepise!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?