Martin Çeço

Kronikë

Vrasja e Martin Çeços në 2022 në Maliq, Apeli rrëzon vendimin që dënoi me 83 vite burg autorët

24 Qershor, 17:10| Përditesimi: 24 Qershor, 17:22

  • Share

Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm në Korçë kishte dhënë më 10 shkurt 2025 një vendim me gjithsej 83 vite burg për të pandehurit në çështjen e vrasjes së Martin Çeços, duke iu përmbajtur kërkesës së Prokurorisë.

Por ky vendim është zhbërë nga Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë.

Trupa gjykuese e Apelit, me relatore Marsela Pepi dhe anëtarë Genti Dokollari dhe Irena Brahimi, ka vendosur më datë 24 qershor 2025 të prishë vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Korçë dhe të kthejë aktet për rigjykim në të njëjtën gjykatë, por me një trupë tjetër gjykuese.

Sipas vendimit të Apelit, kundër këtij vendimi lejohet rekurs brenda 45 ditëve, që nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar.

Ndërkohë, babai i viktimës, Martin Çeço, është shprehur dakord për rigjykimin e çështjes në Shkallën e Parë, duke pritur drejtësi të plotë për vrasjen e të birit.

Krimi tronditës ka ndodhur më 12 Qershor 2022 në Kolavec të Maliqit, ku i riu u gjet i mbytur me litar dhe i hedhur në një rezervuar, dy ditë pasi familja kishte humbur kontaktet me të. Kushërinjtë Valter dhe Edlir Mollaj u gjetën fajtorë për vrasjen, bariu Bledi Angjo dhe Martina Pajollari, pasi kishte nxjerrë në pritë viktimën.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se rinumërimi i pothuajse gjysmës së votave është farsë e kotë?