Martin Çeço dhe Martina Pajollari

Vrasja e Martin Çeços, të afërmit e Martinës: Facebook-un ja hapi Xhoni që i mori 250 mijë lekë 26-vjeçarit, i shkruante sikur ishte 'Tina'

18 Tetor 2022, 21:44| Përditesimi: 18 Tetor 2022, 22:10

  • Share

Dëshmi të tjera kanë hedhur dritë mbi vrasjen e 26-vjeçarit Martin Çeço, i cili planifikonte fejesën me Martina Pajollarin, por kjo e fundit e nxori në pritë. Xhoni Potka, ish burri i motrës së Tinës, i cili sipas Nevzat Çeços (babait të Martinit) kishte marrë 250 mijë lekë duke i premtuar se do ia Tinën bënte nuse, e mashtroi të riun.

Në vend që t’i jepte numrin e Martinës, Xhoni i kishte hapur Facebook, i përdorte të dhënat dhe fliste vetë me Martin Çeçon duke i dhënë shpresa të kota të riut. Kjo u zbulua nga një i afërm i Martina Pajollarit në emisionin ‘Uniko’. Bashkë me Xhonin vepronte dhe motra e Tinës, Bora.

“Martini e dinte se ishte Tina, por i shkruante Xhoni”, tregon i afërmi duke mohuar se kanë folur me telefon.

Ndërsa e ëma e Martina Pajollarit shprehet se e bija që tashmë konsiderohet si ‘mollë sherri’  i ka rrëfyer se 26-vjeçari i kishte dërguar ftesë në rrjete sociale, por e bllokonte. Ndër të tjera i afërmi tregon se Xhoni dhe Bora i kanë thënë rreth 2 herë që i kanë gjetur një burrë, por Tina nuk ka pranuar ta njohë.

Bora dhe Xhoni Potka janë ndarë 1 muaj e gjysmë pas vrasjes. Sipas Xhonit, Bora u arratis me shokun e tij të ngushtë, Mikel Cycllari duke lënë 2 fëmijët rrugëve. Gjithashtu hedh poshtë pretendimin e babait të Martin Çeços, Nevzatit, duke thënë se nuk ka marrë asnjëherë para nga 26-vjecari për t’i bërë nuse Martinën. 

Ndërkohë sipas të afërmve, natën kur ka ndodhur vrasja, mesnatën e 12 qershorit, Martina Pajollari ka qenë në shtëpi. Nëna thotë me bindje se e bija është detyruar nga policia që të thojë se ishte e pranishme kur ndodhi krimi pasi ka qenë në makinë me 3 autorët e dyshuar të vrasjes së Martin Çeços.

“Policia e kërcënonte që do e hedhin në rezervuar nëse nuk tregonte të vërtetën”, tha e ëma.

Të dyshuar për vrasjen që tashmë ndodhen pas hekurave janë Valter Mollaj  i mbështetur nga Edlir Mollaj dhe i shoqëruar nga bariu i tij Blenti Angjo.

Si ndodhi vrasja

Mbrëmjen e 12 qershorit, Valter Mollaj kishte njoftuar kushëririn e tij Edlir Mollaj dhe kishte marrë bariun Blenti Angjo për tu nisur nga fshati Marjan në një destinacion të panjohur. Pasi ata arritën në fshatin Kolanec, morën në vendin e parë të ndjerin dhe u drejtuan drejt rezervuarit 4 km larg fshatit në një terren të vështirë malor. Vetë Valter Mollaj i hodhi litarin në fyt të riut Martin Çeço dhe pasi u sigurua që ai humbi jetën, e hodhi në rezervuar duke lënë pandoflat jashtë, për ta inskenuar si vetëvrasje.

Mbetet mister kush e telefonoi Martin Çeçon, i cili doli nga banesa rreth orës 22:00 për të mos u kthyer më. Autorët e dyshuar Valter Mollaj dhe Edlir Mollaj nuk kanë pranuar asnjë fakt përpara gjykatës mbi ngjarjen.

Komento

Komente

  • XXX: 19/10/2022 02:35

    A fshatar te qelbur, o ndysira muti, jua bwnte mire Enveri juve qe ju jepte veç buk misri e ju vdiste ne pune 12 ore. U bët ju ndyrsira te bëni komplote e manipulime o kokra kurvash.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?