Kronikë

Vrasja e Marvi Mihalit për një karikues/ Apeli lë në fuqi vendimet për autorët

18 Qershor 2020, 15:40| Përditesimi: 18 Qershor 2020, 15:42

  • Share

Gjykata e Apelit të Tiranës ka lënë sot në fuqi vendimin e dhënë nga Shkalla e Parë e Penales për vrasjen e Marvi Mihalit. Devis Bitraj është dënuar me 19 vite burg, Eugen Bitraj me 12 vite burg, të dy janë dënuar në mungesë. Gjithashtu Kridens dhe Marsel Alla janë dënuar me nga 12 vite burg.

Vrasja ndodhi në verën e 2017, pranë stadiumit të Dinamo, në kryeqytet, ku Mihali pas një sherri për karikuesin e telefonit, u godit me thikë nga Dejvis Bitraj dhe mbeti i vrarë në vend. Gjatë procesit, familjarët e Marvit kërkuan dënimin me nga 35 vite burg për secilin, ndërsa vendimin e gjykatës e konsideruar të padrejtë, duke shtuar se do e kërkonin drejtësinë deri në fund.

Pavllo Mihali, babai i Marvi Mihalit gjatë seancave gjyqësore të mbajtura më herët kërkoi dënimin me nga 35 vite burg për secilin, si dhe paralajmëroi se nëse nuk vendoset drejtësi, do veproj Kanuni dhe Kurani!

Komento

Komente

  • hasani: 18/06/2020 17:37

    KETA duhen varur ne mes te qytetit...

    Përgjigju
  • Selenice: 18/06/2020 17:08

    Gjynahe duhet te ishin denuar nga 40-45 vjet e siper, turp!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?