Kronikë
Top 24

‘Vrasës, gjakpirës’/ Tension mes prindërve të Marvi Mihalit dhe familjarëve të autorëve para gjyqit (VIDEO)

13 Nëntor 2018, 12:03| Përditesimi: 13 Nëntor 2018, 17:46

  • Share

TIRANE-Mesditën e sotme para seancës në dhomën penale të gjykatës së Tiranës ka pasur momente tensioni mes prindërve të Marvi Mihalit, që u vra në gusht të 2017 dhe familjarëve të autorëve, Bitraj. Katër të pandehurit për vrasjen e Marvi Mihait janë; Kridens Alla, Dejvi Bitraj, Eugen Bitraj dhe Marsel Alla.

Në momentin që familjarët e të akuzuarve po kalonin në trotuar janë konfliktuar verbalisht me prindërit e 22-vjeçarit që u vra. ‘Vrasës, kriminelë, gjakpirës, kriminelë të pamëshirshëm’ kanë qenë disa nga fjalët e prindërve të Marvi Mihalit kundër familjarëve të katër të arrestuarve, që janë kushërinj. Kjo ka bërë që policia e burgjeve të marrë masa për të shmangur incidentet.

Të pandehurit para gjykatës
Viktima Marvi Mihali
Prindërit e Marvi Mihalit duke bërë thirrje kundër të afërmëve të të pandehurve

Të afërmit e të pandehurve 
 

Fillimisht katër të rinjtë u arrestuan, por më pas tre prej tyre u liruan, pasi u ndryshua akuza nga vrasje në bashkëpunim në moskallëzim krimi. Por pas ankesës së prindërve të Mihalit te prokurorja e përgjithshme Arta Marku, u ndryshua prokurori.

Lulo u zëvendësua nga prokurori Gjergj Tako, i cili ndryshoi akuzën duke i rikthyer në burg edhe tre të rinjtë e tjerë. 22-vjeçari që humbi jetën ishte djali Pavllo Mihalit. Marvi Mihali ishte djali i vetëm i atletit të njohur shqiptar, i cili prej vitit 1983 mban rekordin në kërcimin me shkop. Prindërit e Mihalit kërkojnë dënim kapital, pasi në të kundër kanë paralajmëruar se do të hakmerren.

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Erik: 13/11/2018 16:17

    Edhe pse jane gomere te rritur, femijet s'kane aq shume faj kur kane prinderit qe u rrahin shpatullat dhe nuk denojne krimin e tyre, por bejne perpjekje per t'i nxjerr nga burgu.

    Përgjigju
  • erma: 13/11/2018 13:52

    drejtesia e ndryre, te vrasin femijet dhe te bejne karshillek!!! Mallkuar qofshi!!!

    Përgjigju
  • Geri: 13/11/2018 13:00

    Zoti Pavllo keta dy kodoshe vellezer qe bejne karshillek jane miqte dhe ortaket e maskarait te kombit shqiptar Ilir Meta dhe Mona Kukuvajkes. Nuk e di cfare keshille te jap por sinqerisht keta te dy dhe princerit e atyre Allajve meritojne plumbin. Marvi u prehte ne paqe dhe per ty ka respekt gjithe Tirana.

    Përgjigju
    • Atje: 13/11/2018 18:14

      Kta mirre qe kane bere vrasje si fis por i ruan dhe policia poshte pallatit me 4 polic me uniform. 4 polic qe paguhen me taksat tona rrine 24 ore poshte pallatit ku eshte bere vrasja tek pallati "Binjaket" te stadiumi dinamo. Pallat i ndertuar nga kta fis vrasesish. Respekte per familjen e te ndjerit por ktu ska drejtesi. Sepse vet shteti eshte ne anen e atyre me LEKE.

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?