Vrasja e masakrimi i çiftit Pasho/ Vajza për 'Pa Gjurmë': Banorët denoncuan se në garazhin e vëllait mbante erë të rëndë! Nusja, personi i fundit që i pa

17 Dhjetor 2020, 15:50| Përditesimi: 17 Dhjetor 2020, 19:48

  • Share

TIRANË- Vajza e çiftit Shpëtim dhe Teuta Pasho, Vitoria në një intervistë ekskluzive për Report Tv ka sjellë detaje të reja tronditëse për vrasjen dhe masakrimin e 2 trupave të prindërve të saj në 2015. Ajo ka rrëfyer për emisionin "Pa Gjurmë" të gjithë itinerarin e prindërve të saj ditën e fundit që ajo ka pasur kontakte.

"Njeriu i fundit që i shoqëroi prindërit, ishte një natë  kur prindërit kishin fjetur të nipi dhe ikën te e dashura e vëllai tim që banonte në Itali. Në mëngjesin e 2 nëntorit kanë marrë trenin dhe ishin nisur në Firence, nuk e dinim nëse do shkonin te apartamenti kur ata jetonin apo të e fejuara e vëllait. Përgjigjet e telefonatave të prindërve të mirë ka qenë në 11:30 që kanë folur me motrën, dhe pas asaj ore telefoni dilte i fikur. Ndërsa telefoni i babait ka qenë i hapur, por nuk e hapte dot. Ne u takuam të shtunën, që kemi qenë të gjithë bashkë, ku u takuam në shesh, qëndruam deri në orën 13:00. Pas i mori mbesa për drekë dhe në darkë nipi", tha Vitoria.

Ajo flet edhe për një dëshmi të banorëve dhënë për një emision italian, se nga shtëpia ku qëndronte vëllai i saj, Taulanti dhe e dashura e tij, Elona, vinte një aromë shumë e keqe nga garazhi.

"Një nga gazetarët e emisioni në Itali i kishin marrë në pyetje që thonin që për një farë kohe kishin ndjerë një erë të rëndë në garazhin e shtëpisë", rrëfeu Vitoria, teksa shprehet se personi i fundit që kanë takuar prindërit ka qenë pikërisht nusja e vëllait, Elona.

"Të na ndihmojë shteti, njeriu i fundit që i ka parë ka qenë Elona, e dashura e vëllait. Dyshimet mund të jenë shumë, nuk mund t'i vëmë gishtin askujt. Elona më tha se kur ajo kishte shkuar në apartamentin e vëllait ku ata rrinin, prindërit nuk ishin më. Kur e kam marrë pasdite më ka thënë kaq kishte qenë në apartamentin e saj dhe se kunati i kishte kërkuar hekurin e rrobave dhe i kishte takuar. Sipas saj, ajo na tregoi se kanë bërë muhabet me nipin dhe kur kishin vajtur në shtëpi kishin bërë llafe me njëri-tjetrin dhe babai ka thyer telefonin e nënës. Telefoni i mamasë sime ka qenë i hapur deri në orën 11:30-12:00 dhe pastaj kur e merrnin motrat ai nuk binte më, sepse Elona tha se ia kishte thyer babai. Nuk i thamë gjë Elonës se askush nuk mendonte gjënë e keqe. Kur i mora unë më tha, u zu Teuta me Shpëtimin, dhe Shpëtimi i theu telefonin Teutës. Kaq. Kjo ka ndodhur më 1 nëntor,  ndërkohë se ça ka ndodhur në 2 nëntor nuk e di", tha Vitoria.

Vitoria ka hedhur poshtë mundësinë që prindërit e saj të jenë vrarë për hakmarrje të vëllait, ky i fundit i arrestuar në Itali për trafik droge. Sipas saj, nëse vëllai do të kishte pasur konflikte, ata do të ishin hakmarrë me 2 motrat që ka qenë gjatë gjithë kohës në Itali, nuk kishin pse prisnin për prindërit.

"Nuk mendojmë se ka pasur konflikte, se s'ma ha mendja që prisnin nënën dhe bana ë tim, kur kishin mua dhe motrën time tërë jetën këtu. Nuk di që motra ime të ketë pasur borxhe. Janë dy prindër që nuk kanë pasur probleme me asnjë njeri. Vëllai nuk ka bërë denoncim. Taulanti jetoi me të dashurën e tij në Firence, kur doli nga burgu. Vajza që jetonte vëllai im ishte një vajzë shqiptare nga Durrës", tha Vitoria.

Taulanti, vëllai i saj vijon të jetë në arrati dhe Vitoria thotë se nuk ka asnjë informacion se ku mund të jetë. Vajza rrëfen edhe për një telefonatë që i ka mbërritur nga një numër anonim që sot e kësaj dite nuk është zbuluar se kujt i përkiste.

"Nuk kemi asnjë kontakt më me Taulantin. Vëllai më pyeti nëse ne kishim folur me prindërit dhe i thamë që nuk kemi mësuar asgjë. Ai na tregoi se nuk i ka parë. Erdhi një numër që shteti italian thotë që nuk gjendet dhe u bë telefonata "ne po largohemi dhe nuk duam që të shqetësohemi nga njeri". I thashë ku po shkoni dhe u mbyll telefonata. Ka qenë zë gruaje. Nuk besoj që ka qenë nëna ime. Sa kohë ka qenë vëllai im brenda e kam vizituar rrallë. Çdo fund muaji i shkoja në burg, kaq mundësi kisha. Por kur doli nga burgu menduam që do na merrte vëllai se menduam që donte të rrinte pak me të dashurën e tij dhe nuk e takuam", përfundoi Vitoria.

Lajmin e mediave italiane se çifti kishte me vete 40 mijë euro, e konfirmon dhe Vitoria dhe thotë se ato para i kishte marrë babai pasi kishte bërë një aksident të rëndë.

"Babai im kishte bërë një aksident të rëndë, do merrte 85 mijë euro dhe i dhanë vetëm 45 mijë euro, 5 mijë euro mi dha mua që të blija një makinë, dhe të tjera i morën me vete. Nuk dimë ku gjendet Taulanti, a nuk gjendet, por lëviz, Se ku është e ku nuk është nuk e dimë gjë. Pas humbjes së prindërve të mi nuk kam folur më vëllanë, as me Elonën. Kur nëllai ishte në arrest shtëpie e bëri te mua, por nuk e mbaj mend se kur ka ndodhur", tha Elona.

 

 

VIDEO/Emisioni i plotë

Ora 15:59
Gjetja e trupave të çiftit Pasho/ Vajza në 'Pa Gjurmë': Jemi të qetë se kemi një vend ku t'i qajmë, por duam të dimë kush i vrau

Me gjetjen e trupave, Vitoria tha se tani janë të qetë se do kenë një vend ku do t'i qajnë, por duan të zbardhet e vërteta.

"Nga njëra anë jemi të qetë se e di që do kem një vend ku do qaj, por tani dua që të dalë e vërteta në shesh, kush i ka vrarë ato njerëz", përfundoi Elona.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Nusja: 17/12/2020 16:49

    Nusja dhe djali

    Përgjigju
    • dashuri: 17/12/2020 19:00

      Po c’djale mo. Keshtu nga tregimi bruto, duket qe ata e kane gjetur (kapur gafil) ‘nusen’ me dashnorin ne shtepi. Prandaj i kane vrare. Ndersa djali ishte akoma ne burg ate dite.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?