Kronikë

Vrasja e Mehmet Qamës në Tiranë, në lokal u gjend makineria që prodhon Bitcoin, eksperti i IT: Mund të arrijë përfitime deri në 2 mijë dollarë! Mendoj se kanë qenë duke e testuar si biznes

11 Maj 2021, 22:41| Përditesimi: 11 Maj 2021, 23:21

  • Share

Një makineri që prodhon monedhën virtuale Bitcoin është gjetur në vendin e ngjarjes ku u vra 27-vjeçari Mehmet Qema nga miku i tij Marjus Dema, 28 vjeç. Kjo ngjarje ka hapur edhe një tjetër temë diskutimi lidhur me Bitcoin një monedhë virtuale që është dhe një sistem pagese në mbarë botën.

Në lokalin e marrë me qira nga autori Marjus Dema, gjatë kontrollit policia ka gjetur pajisjen që përdoret për të prodhuar online kriptomonedhën Bitcoin. Pajisja ishte e instaluar në ambientet e lokalit, duke bërë që në këtë ngjarje të përfshihet edhe Krimi Ekonomik.

Eksperti i IT Kadri Manaj i ftuar në emisionin “Repolitix” në Report Tv ka dhënë detaje mbi këtë biznes dhe mbi paisjet e gjetura dhe të sekuestruara nga policia. Për pasijet Qema tha se një e tillë shkon te 9 mijë deri në 10 mijë dollarë. Fitimet 1 mijë dollarë në muaj, ndërsa harxhon 1 deri në 2 kilovat, 24 orë me energji të pandërprerë. Këto pajisje duan edhe ambiente specifike shtoi ai.

Ndërsa për paisjet e gjetura në lokalin pranë vendit të ngjarjes eksperti i IT tha se mund të arrijnë përfitime deri në 2 mijë dollarë. Por këtu shtoi se sipas tij ato mund të kenë qenë duke e testuar si binses se si funksionon, kjo nisur dhe nga fakti për ambientin ku ndodheshin.

“Shohim 2 paisje njëra për bit coin tjetra për monedhë tjetër. Ato pajisje mund të arrijnë përfitime deri në 2 mijë dollarë. Mendoj se e kanë pasur për test nëse funksionon ose jo”, tha ai.

Biseda në studio:

Eksperti Mehmet Manaj: Bit coin është një monedhë që përdoret gjerësisht sidomos kohët e fundit. Duke qenë se sjell përfitime të mira kanë. Transaksione midis personave, nga një person a në një person B. Ashtu siç është banka në rastin e  një shteti që konfirmon se personi a ka këtë vlerë dhe po ia çon personit b.

Këto prodhojnë 2 lloje monedhash, bit coin dhe një tjetër.  Ky biznes është futur që nga viti 2014-2015, nuk është i ndaluar sepse ata janë paisje kompjuterike. Është një kompjuter thjesht ka këtë pjesën e kartave grafike, sa më shumë karta aq më shumë shtohet fuqia. Këtë punë e bën dhe një person punojnë dhe vetë pa pasur nevojë ti monitorosh.

Gazetari Sokol Demaj: Është hera e parë që policia sekuestron materiale që dyshohet se përdoren për bit coin. Nuk ka patuyr sekuestrime sepse është diçka e ligjshme, aparaturat blihen në treg. Janë terrene të pashkelura të policisë për shkak të ritmeve të teknologjisë, gjithçka ka qenë surprizë. Zotëria na tha se me këto aparatura është përfituar. Ska patur një funksionalitet të plotë të këtyre aparaturave kanë qenë në fillim. Kërkojnë një burim të fuqishëm energjie, përfaqësues të OSHEE kanë thënë se godina furnizohej me energji të thjeshtë. Dyshimet janë se gjithçka ishte në përgatitje e sipër për të futur në punë aparaturat dhe për të fituar shuma të mëdha.

Eksperti Mehmet Manaj: Shohim 2 paisje njëra për bit coin tjetra për monedhë tjetër. Ato paisje mund të arrijnë përfitime deri në 2 mijë dollarë. Mendoj se e kanë pasur për test nëse funksionon ose jo.

Bit coin ka lindur për arsye se donin të anashkalonin bankat. Përmes këtij sistemi njerëzit bëjnë transaksione dhe paguajnë personin që i validon. Ai person nuk merr asgjë nga xhepi i dikujt tjetër në mënyrë të paligjshme.

Gazetari Sokol Demaj: Doja të shtoja ku qëndron paligjshmëria në përodirimin e monedhave virtuale. Bit coin është diçka normale dhe e ligjshme por gjithçka duket se e sjell problematikën në përdorimin e këtyre platformave për ti përdorur për pastrim parash. Kjo mund të përdoret nga persona të përfshirë në aktivitete kriminale.

Eksperti Mehmet Manaj: Paligjshmëria fillon në momentin që vidhet energjia elektrike dhe që nuk deklaron fitimet.

Fitimet në këtë biznes. Një pasije e tillë shkon te 9 mijë deri në 10 mijë dollarë dhe nxjerr 1 mijë dollarë në muaj, harxhon 1 deri në 2 kilovat, 24 orë e pandërprerë. Këto paisje duan ambiente specifike.

Komento

Komente

  • Gang bang: 12/05/2021 01:49

    Jan call center qi mashtrojn me investime fake

    Përgjigju
  • Lol: 12/05/2021 01:39

    O bitkoni

    Përgjigju
  • Andi: 11/05/2021 23:39

    Çfarë eksperti është ai mer aman. Përfitime 1000 euro. Leqe pse duhet të bëhet temë diskutimi, nuk ka asgjë të jashtëligjshme. Shqipëria është e mbushur plot me minera. Dhe nuk prodhojnë monedha, thjeshte paguhen me monedha për punën që bëjnë (konfirmimin e transaksioneve në blockchain)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?