Vrasja e Mond Çekiçi, zbardhet dëshmia e shoferit: Sapo pash armën ika me vrap! 2 autorët ishin të maskuar, kishin bllokuar rrugën

20 Mars 2021, 15:56
  • Share

Report Tv ka siguruar dëshminë e shoferit të 43-vjeçarit Edmond Koçi, i cili shprehet para hetuesve se makina e autorëve një Benz i zi i kishte bllokuar rrugën dhe kishte dalë për t'iu thënë se çfarë ka ndodhur, por sapo ka parë armën është larguar me vrap.

Ndërkohë shoferi sqaron se Mond Çekiçi ka dalë gjithashtu nga makina për të marrë vesh ç'po ndodhte por është ekzekutuar nga dy autorët të cilët ishin të maskuar me kapuç dhe shallë.

 "Po udhëtonim me makinë, ku në rrugën e Drejtorisë vendore të arsimit në Durrës u konstatua një automjet benz me ngjyrë të zezë që thuajse kishte zënë rrugën dhe në këto kushte ndalova mjetin për ti thënë çfarë po ndodh. Ndërkohë Çekiçi hapi derën e makinës dhe ai për të folur me 2 personat që gjendeshin në mjetin tjetër. Sapo pash armën u hodha nga makina dhe ia dhashë vrapit ndërkohë që personi i dytë që gjendej në Benz ka shkarkuar karikatorin në drejtim të Çekiçit duke e vrarë në vend. Të dy autorët mbanin në kokë kapuçë dhe shalle duke maskuar mirë një pjesë të fytyrës. Gjithçka është zhvilluar për punë 20 apo 30 sekondash", thuhet në dëshminë e shoferit.


Lajmi kryesor:

Ekzekutohet 'Mond Çekiçi' në Durrës! 2 autorët me veshje ushtarake, i prenë rrugën makinës! Shoferi: Sapo pash armën ika me vrap, ishin të maskuar


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?