Kontrollet e policisë në Elbasan

Ngjarjet e fundit kriminale, policia ‘blindon’ Durrësin! Kontrolle për kapjen e personave në kërkim edhe në Elbasan

23 Mars 2021, 20:48| Përditesimi: 23 Mars 2021, 21:11

  • Share

3 ditë pas ekzekutimit me breshëri kallashnikovi, të Edmond Koçit, 43 vjeç, i njohur ndryshe si “Mond Çekiçi" policia ka blinduar Durrësin mbrëmjen e sotme.

Kontrolle nga ana e policisë ka pasur në disa rrugë të qytetit, me qëllim kapjen e personave të shpallur në kërkim lidhur me ngjarjet e fundit.

Në rrugët kryesore, policia e Durrësit në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë ushtruar kontrolle në disa automjete.

Kujtojmë se 2 dyshohet të jenë personat e përfshirë në atentatin ndaj 43-vjeçarit teksa udhëtonte me makinë me shoferin e tij në lagjen numër 16.

Ndërkaq kontrolle ka pasur edhe në Elbasan ku janë shoqëruar 2 persona që janë shoqëruar nga policia. Aksioni është zhvilluar për armë dhe drogë.

 

Ora 19:39
Policia aksion blic në Elbasan për armë dhe drogë, shoqërohen dy persona (VIDEO)

Dy persona janë shoqëruar nga policia e Elbasanit mbrëmjen e sotme gjatë një aksioni blic për armë dhe drogë.

Shoqërimi i dy personave është bërë në rrethana ende të paqarta sakaq nuk bëhet me dije identiteti i tyre.

Policia ka sekuestruar edhe disa kamera sigurie rreth zonës.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Veshi: 23/03/2021 21:46

    Shikoni ke pallati i Vangjos ose te Florida, e don Lazes. Mbase aty i gjeni ato vrasesit me gjithe urdheruesit. Apo keni nevoje nga udheheqesi...

    Përgjigju
    • O veshkaush: 23/03/2021 22:51

      Qa lidhje ka lazja me kte. Jane me superior se lazja kto sot per sot. E kane nga dikush tjeter jashte durresit. Anej per rrethina

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?