Kujtim Cakrani avokati i familjes së motrave, Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi gjatë një interviste për Report Tv ka deklaruar se familja e tyre nuk kërkon të hakmerret ndaj Përparim Ademit por që ai të marrë dënimin që meriton.
Sa i përket pasurisë së Ademit, avokati tha se nëse ai e ka vënë në mënyrë të paligjshme ajo do t’i shitet dhe të ardhurat do ti kalojnë fëmijëve.
“Në dijeninë time si avokat motrat dhe familja e viktimave nuk ka asnjë mundësi dhe nuk ekziston mundësia që duan të hakmerren. Kjo çështje ata thonë që të zgjidhet me anë të drejtësisë. Të tjerat janë alibi.
Sa i përket pasurisë, nëse ajo është vënë në mënyrë kriminale nga Ademi natyrisht që prokuroria do ta sekuestrojë. Do të shtohen akuza të tjera. Dhe kjo do sekuestrohet më pas nëse do të dalin prova se i ka marrë paratë. Këtu dhe mund të shiten dhe tu kalojnë familjarëve të viktimave. Kjo pasi të verifikohet se është vendosur në mënyrë kriminale”, tha Cakrani.
Lajmi kryesor: