Vrasja e motrave, avokati: Një fëmijë i Zhanetës në gjendje të rënduar, ka parë skenën! Tezja e tij dëshiron ta birësojë! Ademi rrezikon burg përjetë

13 Janar 2021, 20:07| Përditesimi: 13 Janar 2021, 20:29

  • Share

Kujtim Cakrani avokati i familjes së motrave, Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi të vrara nga Përparim Ademi ka thënë në Report Tv se njëri fëmijë i Zhanetës është në gjendje të rënduar pasi ka parë të gjithë skemën e vrasjes.

Për të shton se tezja e tij që është në Greqi ka filluar procedurat për ta marrë në kujdestari. Një tjetër fëmijë ai thotë se është në fashtin SOS.

“Një fëmijë i Zhanetës është 14 vjeç është në gjendje të rëndë sepse ka parë një skenë që ska për të harruar gjithë jetën. Tezja e tij që jeton në Greqi ka filluar procedurat që të marrë kujdestarinë e fëmijës dhe ta bëjë pjesë të familjes së saj. Me fëmijët e tjerë ndodhen në fshatin SOS  unë nuk kam patur kontakte me to.  Njëri ndodhet në fshatin SOS”, tha ai.

Ndërsa për hetimet ai thotë se mund të zgjasin dy vjet, kurse Përparim Ademi rrezikon burgim përjetë.

“Mund të zgjasin edhe dy vjet hetimet. Ne e dimë që i vrau ai dhe mund të dënohet pas një muaji por problemi është te provat e reja që janë nxjerrë nga familjarët. Ai rrezikon burgim përjetë. Akuza që është tani është burgim i përjetshëm. Këtu nuk është vetëm çështja që të dënojmë një person për të zbardhim të gjithë aktivitetin kriminal nëse ka patur. Aty mund të ketë dhe të tjerë të përfshirë që deri më tani sjanë përmendur dhe janë në xhiro. Familjarët sbesojnë se kjo mund të jetë bërë vetëm nga përparimi”, shton ai.


Lajmi kryesor:

Dritëhijet e vrasjes së motrave në Astir, avokati për Report Tv: Ademi rrezikon burg përjetë! Familjarët s'duan të hakmerren! Një fëmijë i tronditur se ka parë skenën


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?