Arben Grori

Kronikë

Vrasja e Naim Zyberit, rigjykim në Tiranë! Gjykata e Lartë e heq nga Elbasani dhe kthen Grorin në Tiranë

12 Maj 2021, 13:01| Përditesimi: 12 Maj 2021, 13:04

  • Share

Pas më shumë se një viti pezull, Gjykata e Lartë cakton Dhomën Penale të Tiranës si gjykatë kompetente për të shqyrtuar kërkesën e Arben Grorit, të dënuarit me burg përjetë për vrasjen e Naim Zyberit.

Pasi fitoi rigjykimin në Apel, Grori nisi procesin në Tiranë por kjo gjykatë e transferoi për kompetencë në Elbasan pasi ai ndodhet në qelitë e burgut të Peqinit.

Ankimi i bërë në Gjykatën e Lartë vendosi që përfundimisht kjo çështje të gjykohet nga Gjykata Penale e Tiranës e cila duhet të shprehet nëse do mbetet në fuqi dënimi përjetë ndaj Grorit apo do fitojë lirinë pasi ka kryer afro 19 vite burg.

Arben Grori u dënua nga autoritetet italiane por dënimi ndaj tij u transferua në Shqipëri dhe ky dënim është dhënë pasi vrau Naim Zyberin 2 dekada më parë në një spital në Itali.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?