Naim Qassem, numri dy i Hezbollah, në deklaratën publike sot

Vrasja e Nasrallah/ Flet numri dy i Hezbollah, Qassem: Nëse Izraeli ndërmerr pushtim tokësor, ne jemi gati! Humbëm një vëlla, një lider, SHBA mbështeti masakrën

30 Shtator, 11:42| Përditesimi: 30 Shtator, 11:48

  • Share

Naim Qassem, numri dy i Hezbollah, në deklaratën publike sot

Liban- Hezbollahu është gati, nëse Izraeli ndërmerr inkursionin për pushtimin nga toka të territorëve të Libanit.

Ky ishte qëndrimi publik që mbajti sot (30 Shtator), numri dy i organizatës ushtarake të lidhur me Iranin, dy ditë pas vrasjes nga bombardimet ajrore të IDF-së në Bejrut të Libanit, të liderit Hassan Nasrallah (27-28 Shtator).

"Nëse izraelitët duan të kryejnë një inkursion tokësor në Liban, forcat e rezistencës janë gati. Ne jemi të përgatitur dhe gati. Armiku izraelit nuk do t'i arrijë objektivat e tij", tha Naim Qassem, Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut, në një fjalim publik, i pari që nga vrasja e Hassan Nasrallah. “Ne do të ecim përpara me rrugën tonë kundër Izraelit”, shtoi ai.

Në video-mesazhin e parë, Qassem, premtoi se do të vazhdojë betejën.

"Ne nuk do të lëvizim nga pozicionet tona. Ne do të vazhdojmë të përballemi me armikun izraelit dhe të mbështesim Gazën dhe Palestinën", tha ai.

Më tej akuzoi edhe SHBA-të si mbështetëse të masakrës së Izraelit:

 “Ata mbështesin masakrat e Izraelit, pa kushte. Ne do të vazhdojmë pavarësisht sulmeve me pager, sulmet ndaj liderëve dhe vrasja e Nasrallahut”.

Kurse për vrasjen e liderit ai tha se "grupi ka humbur një vëlla, një udhëheqës".


Lajmi kryesor:

Izraeli bombardon për herë të parë në qendër të Bejrutit, 12 të vrarë gjatë natës në Liban! Mes viktimave 3 liderët e Frontit Çlirimtar të Palestinës


A.Q/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?