Nga vizita e kryeministrit rus në Iran
Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ishte në zyrën përfaqësuese të Hezbollahut në Teheran për të shprehur zyrtarisht ngushëllimet për vdekjen e liderit të lëvizjes shiite libaneze Hassan Nasrallah, në një bastisje izraelite.
Lajmi është bërë i ditur nga agjencia iraniane IRNA.
“Bota duhet ta dijë se gjaku i dëshmorit fisnik Sejed Hassan Nasrallah dhe shokëve të tij do të vazhdojë të vlojë dhe të qëndrojë kundër shtypjes dhe tiranisë”, tha Pezeshkian, i cili u takua me shefin e zyrës së Hezbollahut, Abdullah Safiuddin.
Dje (29 Shtator), një ceremoni përkujtimore tre-ditore për Nasrallah filloi në zyrën e Hezbollahut në Teheran.
Kurse kryeministri rus Mikhail Mishustin ka mbërritur në Teheran për të takuar presidentin iranian Masoud Pezeshkian. Këtë e raporton Isna. Mishustin ka planifikuar gjithashtu një takim me nënpresidentin iranian, Mohammad Reza Aref, dhe po viziton Iranin i shoqëruar nga disa sipërmarrës dhe drejtues rusë.
Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme iraniane Nasser Kanani, bisedimet do të fokusohen në koordinimin midis Moskës dhe Teheranit, në lidhje me planet e tyre ekonomike dhe tregtare dhe një diskutim mbi një dokument bashkëpunimi strategjik midis Rusisë dhe Iranit është në rendin e ditës.
Lajmi kryesor:
Izraeli bombardon për herë të parë në qendër të Bejrutit, 12 të vrarë gjatë natës në Liban! Mes viktimave 3 liderët e Frontit Çlirimtar të Palestinës
A.Q/ReportTv.al