Kronikë

Vrasja e nënkomisarit/ Ministria e Brendshme: Dora e zezë që shtiu kundër tij do të marrë ndëshkimin më të ashpër sipas ligjit

28 Shtator 2021, 14:30| Përditesimi: 28 Shtator 2021, 14:32

  • Share

1632821343_saimirhoxha.jpg

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka reaguar për vrasjen e oficerit të Policisë së Shtetit në Lezhë, Saimir Hoxha.  Çuçi shprehet i tronditur dhe angazhohet se autori do të marrë ndëshkimin më të ashpër sipas ligjit.

"I tronditur nga lajmi i kobshëm i vrasjes së oficerit të Policisë së Shtetit në Lezhë, Saimir Hoxha. Nuk ishte dashur që Policia e Shtetit të kishte një tjetër dëshmor në luftën e saj të vazhdueshme me paligjshmërinë.

Dora e zezë që shtiu kundër tij do të marrë ndëshkimin më të ashpër sipas ligjit. Policia e Shtetit po bën gjithçka duhet në një operacion të gjerë për kapjen e autorit. Sado të kërkoj me kujdes fjalët për të shprehur ngushëllim për familjen Hoxha, zor se mund të gjej atë të duhurën për të zbutur sadopak peshën e rëndë të këtij akti kriminal. Kurajo dhe forcë brenda vetes! Lufta me krimin është e vazhdueshme dhe kurrsesi që ne nuk do të dorëzohemi përballë askujt. Kurrë", shkruan Çuçi. 


Lajmi kryesor:

REAGIMET për vrasjen e policit në Lezhë, Ministria e Brendshme: Do shpallet 'Dëshmor i Atdheut'! Meta: Akt kriminal! PD: E paralajmëruar! Kim: Autorët të dalin para drejtësisë


K.T./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?