Kronikë

Vrasja e nënkomisarit në Lezhë, eksperti i kriminalistikës: Kemi ndërtuar sistem vrasësish, jemi në pragun e shpërthimit të një bombe sociale! Deklarata e policisë për ngjarjen, e paplotë

29 Shtator 2021, 12:42| Përditesimi: 29 Shtator 2021, 12:54

  • Share

Familja, drejtësia, kujdesi social dhe parandalimi i kriminalitetit janë faktorët që prodhuan krimin e rënë në Lezhë një ditë më parë, ku u vra në krye të detyrës nënkomisari Saimir Hoxha. Kështu deklaroi në Report TV në 'Sot live në Shqipëri' eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuça. Sipas tij, në gjithë këto vite është ndërtuar një sistem vrasësish dhe se jemi në prag të një "bombe" sociale.

"Ne në këto vite kemi ndërtuar një sistem vrasësish, një model ku gjenerata e re rrezikon të na kthehet në vrasës, pjesëtar të bandave kriminale. Vrasësi i heshtur është paaftësia, neglizhenca, pazaret, kompromisi në polici. Disa struktura që janë të kompromentuara rëndë me krimin, sot na kanë shkaktuar një kosto shumë të madhe. Për të riun ka dështuar familja, kujdesi social, drejtësia penale, kemi probleme të rënda të drejtësisë dhe parandalimi i kriminalitetit. Këto dështuan dhe sot të gjithë jemi të rrezikuar, jemi në pragun e shpërthimit të një bombe sociale që akumulohet prej vitesh. Kemi në shoqëri modele të Toni Montanës. Janë këto që po na prodhojnë çdo ditë më shumë këto lloj personash që nuk kanë një zgjidhje, një model. I duhet vënë gishti kokës, jemi në momentin për të menduar se çfarë do ndryshojmë në këtë sistem sepse po prodhon vrasës", thotë ai.

Të dyshimtë dhe të paplotë e sheh Karamuça deklaratën e policisë mbi ngjarjen, teksa thotë është dhënë një kronologji e rregullt e ngjarjes. Ai hedh dyshime për faktin se përse kishin shkuar vetëm 4 efektivë për të asgjësuar parcelën me kanabis, në një kohë kur prezentë duhej të ishin edhe prokuroria apo edhe forca shtesë në rast të ndonjë problemi. Po ashtu eksperti evidenton edhe faktin që Aldi Rama sëbashku me shokët e tij kishin ndjekur makinën e policisë, duke theksuar se kjo është hera e parë që një gjë e tillë ndodh.

"Deklarata e Policisë është shumë e vonuar, do të duhej të kishte dalë dje, nuk e di nëse janë rregulluar gjërat, aty vetëm kronologji të rregullt të ngjarjes nuk ka. 3 policë nuk mund të shkojnë vetëm të bëjnë veprime procedurale në një parcelë me kanabis. Hera e parë që dëgjoj që bandat ndjekin policinë dhe jo policia bandat. Kjo është jologjike, nëse policia ka arritur në këtë pikë, drejtuesit duhet të japin dorëheqjen dhe të ikin me turp", shprehet ai.

Karamuça hedh akuza në drejtim të policisë, ku thotë se ka dështuar në luftën kundër kultivimit të kanabisit dhe shpërndarjes së drogës.

"Ne kemi një polici me dy fytyra. Disa policë janë në bashkëpunim të hapur me bandat dhe të tjerët në luftë çdo ditë me këto banda. Të parët po derdhin gjakun e kolegëve të tyre çdo ditë. Kjo deklaratë zyrtare nuk është e rregullt, ose këta kanë shkelur, ose deklarata është shkruar shkel e shko. Policia ka vite që ka dështuar në luftën kundër kultivimit dhe shpërndarjes së drogës. Duhet krijuar një Byro kombëtare kundër drogës. SHÇBA duhet të dalë si strukturë e pavarur edhe nga ministria. Duhet të bëhet një hetim i plotë, duhen parë të gjitha drejt-hijet, janë shumë gjëra për t'u zbardhur", thekson Karamuça.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sokol: 30/09/2021 03:16

    Policia e shtetit duhet të çmontojë urgjentisht piramidat e korrupsionit në policinë kufitare, policinë rrugore dhe krimin e organizuar që të kursejë jetën e policëve të tjerë që bëjnë detyrën duke u përballur me integritet me krimin!! Gjërat janë hapur, të gjithë e dimë se policia rrugore zhvat qytetarët dhe një pjesë shkon për drejtorin, të gjithë e dimë se policia kufitare në kabinë ka një sirtar ku grumbullohen lekët një pjesë e të cilëve shkon për drejtorin, të gjithë e dimë se antidroga e krimi financiar janë kthyer në taksidarë të shpërndarësve dhe informalitetit që ekziston!! Vetëm nëse ndodh kjo atëherë asnjëri nuk do të guxojë të drejtojë armën ndaj policit!! Shprehja unë nuk jam për t'u kontrolluar unë e lidh me raste të tjera që ky Aldi ka pasur dhe që nuk është kontrolluar nga kategoria piramidale e lartpërmendur! Ai ka pasur hashash që e shiste dhe një pjesë i'a jepte antidrogës...në Vain ishte fytyra tjetër dhe ky ka bëri të ditur duke përfituar nga siguria që kishte fituar në raste të mëparshme...

    Përgjigju
  • Skandal!: 29/09/2021 14:44

    Ky zoteria Karamuca na u prezantua si ekspert i ceshtjeve zgjedhore ne Prill (ne Vizion Plus). Tani na del si ekspert i kriminalistikes. Vini re se me sa mjeshteri ben nje deklarate qe nenkupton manipulim nga Policia e Shtetit, kur shprehet per deklaratat e policise: "Nuk dua te besoj qe jane rregulluar shume gjera dhe shume letra per te ngjare sa me e plote dhe sa me logjike. Vetem kronologji..." dhe tund koken si per te thene 'kronologji nuk ka', para se te nderprehet nga gazetarja. "Nuk dua ta besoj" thote "eksperti" por e thote gjithsesi dhe efektivisht akuza grihet qofte edhe ne menyre indirekte. Pastaj vazhdon duke vene alarmin se bandat ndjekin policine, duke e prezantuar si nje lloj skandali. Pse duhet te jete skandaloze qe disa djem te cilet mund te kene pasur lidhje me parcelen e kanabisit te vihen ne ndjekje te nje makine te policise sidomos nese nuk e kuptojn se makina i perket policise?! Gazetare, beni detyren sic duhet dhe mos lejoni lloj lloj personi te helmoj opinionin publik me analiza te tilla. Filtroni ekspertet, intervistoni njerez me integritet, jo lloj lloj gjithologu. Pas kesaj fatkeqesie kane dale nje sere te ashtuquajtur ekspert te kriminalistikes dhe sigurise qe e kane bombarduar opinionin publik me akuza dhe kendveshtrime te cuditshme.

    Përgjigju
    • Skandal!: 29/09/2021 16:46

      @Uku, nuk kam harruar aspak se ish-ministri Tahiri eshte ende ne proces gjykimi. Dhe pajtohem vetem ne nje gje: zvarritja e ceshtjes demton imazhin e sistemit te drejtesise. Por ndryshe nga ti, une nuk e konsideroj te pashprese Shqiperine prej sorollatjes me ceshtjen Tahiri. Ka gjykates qe i konsiderojn dhuratat per Tahirin (varsen e famshme), apo permendjen e emrit te tij ne ndonje bised nga ndonje trafikant, si prova te mjaftueshme per pjesemarrjen ne trafikun qe benin Habilajt. Gjykates te tjere nuk i konsiderojn ato gjera si te mjaftueshme per aq kohe sa nuk ka evidence se Tahiri ka dhene urdhera qe lehtesonin trafikun (jo hamendesime, por urdhera, domethene prova te drejtperdrejta!). Ndaj situata nuk eshte aspak bardh-e-zi sic perpiqesh ta pershkruash ti. Shiko rastin e Donald Trump ne SHBA, kur nxitja e tij per protesta kur do certifikohej rezultati i zgjedhjeve shkaktoi humbje jete dhe ngjasonte jashtezakonisht me nje grusht shteti. Te gjithe e dim se Trumpi i nxiti protestuesit. Por denimi kerkon me shume se thjesht kuptimit te situates. Eshte ceshtje teknikaliteti, menyren se si e beri, qe e shpeton ate njeri nga burgu. Ka nje ndryshim te madh midis asaj qe dyshohet, edhe pse ne menyre shume te arsyeshme, dhe asaj qe mund te vertetohet me fakte te pamohueshme! Mos valle duhet ta konsiderojm GREMINE edhe sistemin e drejtesise se SHBA-ve si rezultat i mos-denimit te Trump-it?! Sigurisht qe jo. Ceshtjet ndonjehere jane te nderlikuara, edhe ne sistemet e drejtesise me te konsoliduara ne bote. Ndaj ceshtja Tahiri nuk mjafton per t'a quajtur reformen ne drejtesi te deshtuar. MBI TE GJITHA, komenti jot dhe ceshtja Tahiri s'kane lidhje me analizat e shpifura dhe keqinformuese qe po bejn keta pseudo-ekspertet e kriminalistikes qysh dje duke helmuar opinionin publik! Helm i pergatitur ne menyre shume interesante... por ato jane ceshtje qe i perkasin nje seksioni te vecant te SHISH-it.

    • UKU MOMLIT: 29/09/2021 15:34

      Po mor skandal,po. Ti ke harruar apo nuk do te kujtosh se saja i kryerilindasitKRYEMINISTERAKTUAL nuk po denohet se eshte instaluar padrejtesia,krimi dhe korrupsioni nga KLANSEKTIT PS,PD,LSI. Kete populli e sheh dhe tmerrohet duke marre arratine nga GREMINA SHQIPTARE

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?