Kronikë

Vrasja e nënkomisarit të Lezhës/ Eksperti i kriminalistikës: Dyshime për organizimin e operacionit! Kolegët e policit të kishin qëlluar autorin

28 Shtator 2021, 17:03| Përditesimi: 28 Shtator 2021, 17:33

  • Share

TIRANË- Eksperti i kriminalistikës Fatjon Softa ka thënë se vrasja e nënkomisarit të Lezhës, Saimir Hoxha në krye të detyrës,  mund të ishte parandaluar.  Në një intervistë për Report Tv, Softa ka bërë me dije se operacioni për kapjen e 21-vjeçarit, një person me precedent penal, ka nisur gabim, kjo sepse sipas tij në raste të tilla, pikë së pari efektivët duhet të ishin të pajisur me anti plumb, gjë që Hoxha nuk e kishte ku dhe mori një plumb në zemër.

Nga ana tjetër, ai sqaron se në këto operacione, ndalimi i këtyre personave nuk mund të bëhet kurrsesi spontanisht, por duhet të gjendet vendi i duhur, të krijohet një postbllok, të kenë grupe mbështetëse, të kenë mjetet e duhura.

Është ende herët për të dalë në përfundime zyrtare, por mesa duket hapa të tilla nuk janë zbatuar nga ana e grupit të efektivëve të policisë së Lezhës.

“Keqardhje se u vra një efektiv policie, është shteti që është goditur, ky është një moment analize. Së pari ka shumë kontingjent që janë në arrest shtëpie dhe nuk kontrollohet, ka njerëz me precedent penal që duhen mbajtur në vëzhgim, kriminelë, ka dhe persona problematik. Ky është skedimi. Kishim 5 persona në rastin e sotëm, po shkonin për kontroll. Ka një masë, grupi i efektivëve, komandanti dhe grupi i mbështetjes nëse ka një operacion. Nuk shkon një trup policie nëse ka një plantacion kanabis, bëhen plane në formën e një operacioni. Nëse kanë ndaluar, edhe ndalimi i personave nuk bëhet në mënyrë spontane, duhet gjendet vendi, duhet krijuar një postbllok, ngrihen prita të organizuara, por ndiqen dhe kontrollohen dhe mbahen në vëzhgim. Kur janë me precedent, duhet të kesh anti-plumb, duhet të ruash distancën, duhet vendosur makina, kur bën një sulm duhet të kesh të mbuluar krahët dhe shpinën. Meqë nuk ka pasur anti plumb, nuk mund të bësh kontroll të kësaj natyre kur bën një kontroll për armë dhe këto nuk duhen bërë në mënyrë spontane, nuk mund të bëhet dil ti nga mjeti dhe ja se çfarë ndodhi”, tha Softa.

Në studion e Report Tv, Softa ka ngritur një sërë pyetjesh që duhet të marrin një përgjigje për të kuptuar si e humbi jetën Saimir Hoxha dhe si 21-vjeçari, u arratis duke shkuar deri në vetëplagosje.

“A ka pasur një plan masash, një komandant, a ka plan veprimi dhe a ka një shmangie të këtyre masave. Cili ka qenë misioni, a ka pasur të gjitha mjetet e nevojshme, kur shkohet në operacion police, edhe për ruajtje të sekretit, ka radio të koduara dhe kanale të drejtpërdrejta, dhe grupi mbështetës, a ka një grup që në rast një situatë të jetë në gatishmëri”, tha Softa.

Eksperti kriminalistikës dhe sigurisë, njëherë edhe një njohës i mirë i ligjit tha se kolegët e tjetër të efektivit të vrarë, ia lejonte ligji që të përdorej arma nga ana tyre për neutralizimin e autorit.

“T’i plagoset shoku, kanë qenë në konfuzion, se veprimet e para, 1-2 duhet merret me shokun, pjesa tjetër me personin që qëlloi, në një situatë të tillë ishin 5 punonjës policie, duhet të jetë një mësim për policinë, nuk mund të bëhen kontrollet në atë mënyrë që janë bërë. Megjithatë, ai është një hero, kjo mund të ishte evituar nëse do bëhej sipas një përcaktimi për mënyrën sesi bëhet kontrolli i mjeteve të dyshuara, nuk mund të bëhet si për persona që kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.  Jemi në kushte ekstreme, ka qëlluar dhe plagosur, nëse jemi në një zonë të banuar, nëse zona ka qenë e hapur, rrugë e braktisur, përdorimi i armës është legjitim, prandaj kanë armë efektivët e policisë. Mund të qëllonte në drejtim të gomave, për të bërë ndalimin e mjeteve, në kushtet ekstreme, ligjërisht mund të përdoret arma. Nuhatja e policit, se mund të jetë armë jo e vërtetë, në rastin konkret kanë qenë 5 efektivë policie. Mund të agravante situata, mund të merrte pengje”, tha ai.

Megjithatë, ai thotë se pavarësisht të gjithave, nuk kemi të bëjmë me një dështim nga ana e Policisë.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Poli: 29/09/2021 00:20

    Po pra, eksperti ja fut kot. Ai tjetri vdiq, u vra. Pra sdo mend qe veprimet jane pee turp te zotit.

    Përgjigju
  • Aleks: 28/09/2021 20:52

    Ky specialsti qenka idiote. Ja hedhka fajin policit

    Përgjigju
  • Scutari: 28/09/2021 19:01

    Policisë i është lagur baruti...kujtoj një skenë pak a shumë të ngjashme ku policia në Lezhë qëllon makinën e kriminelëve që merr motorin e policisë para dhe vret një nga personat në bord....autori i prezumuar nga radhët e policisë bëri burg....ashtu si edhe rasti i policit të shqiponjës ....politika gjithmonë ja ka futur policëve prandaj këputen kështu djemtë që me pak përkrahje të marrin gjak në vetull!! Ngushëllime familjes Hoxha!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?