19 ditë ka zgjatur liria për Ruben Saraivën, 28-vjeçarin portugez, autor i dyshuar i vrasjes së 51-vjeçarit Ardian Nikulaj në 19 prill, brenda pronës së tij në Shëngin. Ekzekutori që e vëzhgoi për gati 3 muaj derisa plotësoi të gjitha kushtet për ta vrarë politikanin lokal dhe biznesmenin Nikulaj u lokalizua në Marok. Burime pranë Policisë së Shtetit i thanë, i thanë gazetarit të Report Tv Sokol Dema se Saraiva, në momentin që autoritetet policore marokene ndërhynë për ta arrestuar, ishte i vetëm në një lokal në kryeqytetin Rabat. Portugezi nuk bëri rezistencë kur pa se ishte rrethuar dhe u prangos.
Gjatë arrestimit Saraivës nuk iu gjetën dokumente me vete, por dyshimet e hetuesve shqiptar janë se 28-vjeçari të ketë mbërritur në Marok me dokumente false, pasi me emrin e tij nuk ka dalë në mënyrë të rregullt nga Greqia, vend që e përdori për t’u larguar përmes pikës kufitare të Kapshticës ditën që vrau Ardian Nikulajn, në shoqërinë e anglezit tjetër, Harry Simpson, i vetmi i pa arrestuar nga 6 personat që u shpallën fillimisht në kërkim. Edhe ky i fundit i lokalizuar nga autoritetet në Britani të Madhe, por gjykatat atje refuzojnë të firmosin një urdhër-arresti, të pabindur për përfshirjen e tij në vrasjen brenda lokalit “Coral” në Shëngjin.
Për Ruben Saraivën pritet të nisin procedurat e ekstradimit drejt Tiranës, edhe pse do të jetë një proces i vështirë pasi Shqipëria dhe Maroku nuk kanë një marrëveshje ekstradimi midis tyre. Megjithatë, të qenit shtetas i huaj, në rastin konkret jo maroken, Shqipëria do të përdor të gjitha manovrat ligjore të konventave ndërkombëtare për të bindur shtetin afrikano-verior për të pasur një përgjigje pozitive ekstradimi.
Aktualisht, në Britani të Madhe janë të arrestuar, Edmond Haxhia, porositësi dhe organizatori i atentatit mafioz, si edhe 3 bashkëpunëtorët anglezë që kanë luajtur rolin e vëzhguesit, Thomas Mithan, Steven Hunt, 35 dhe 49 vjeç si dhe Harriet Bridgeman, 28 vjeçe. Për ta ka nisur procedura e ekstradimit për në Shqipëri, ndërsa një gjykatë në Londër ka ndryshuar masën nga arrest në burg në arrest shtëpie vetëm për Bridgeman. Të katërt u larguan përmes aeroportit të Rinasit, por u kapën vetëm pak ditë më vonë në Londër. Gjithçka dyshohet se ka ndodhur për gjakmarrje, për shkak të konflikteve me vrasje në të dyja fiset Lekstakaj dhe Nikulaj që në 1996-ën.
Vrasja e Ardian Nikulajt
Edmond Haxhia ishte porositësi dhe organizatori i atentatit. Haxhia sipas policisë ka marrë hak për dajat, Elton e Klodian Lekstakaj, por pavarësisht kësaj, për dy vëllezërit, burime nga grupi hetimor thonë se nuk ka ende asnjë provë që ti përfshijë direkt në ekzekutimin e Ardian Nikuljat, për gjakmarrje. Portugezi, Ruben Saravia ishte ekzekutori i planit, personi i shfaqur me motor dhe jelek fosforeshent i cili qëlloi për vdekje me 7 plumba biznesmenin Ardian Nikulaj, e ndërsa 4 britanikët e tjerë kishin rolin e vëzhguesit.
I pari mbërriti më 14 shkurt, portugezi Saravia, që në zonën e Lezhës u shfaq si turist. Ai ka qëndruar në shtëpinë e Haxhisë, në Kakarriq. Britanikët, mes të cilëve, çifti Harry Simson dhe Harriet Bridgeman, kanë ardhur njëri pas tjetrit në kohë të ndryshme, të gjithë nën kamuflimin e turistëve, por kanë mbledhur informacione mbi lëvizjet e Nikulajt. Një prej tyre Stiven Hunt ka qëndruar për disa ditë edhe në hotelin “Coral” në pronësi të Nikulajt, siç është edhe një moment i fiksuar në kamera, kur hyn natën në hotel dhe gjen rojën në gjumë. Hunt mendohet se ka arritur të depërtojë edhe në sistemin e kamerave të sigurisë së biznesit duke i dhënë grupit mundësinë të vëzhgojë në kohë reale lëvizjet e biznesmenit.
Historia e hasmërisë mes 2 fiseve që nisi për 1000 lekë
Hasmëria mes fisit Palaj (Lektasaj) dhe Nikulaj e ka zanafillën në vitin 1996 ku anëtarë të familjes Palaj (Lektasaj) kanë ekzekutuar vëllain e Ardian Nikulaj, pas një konflikti të çastit në një pikë karburanti për 1000 lekë karburant. Pas kësaj vrasje në Lezhë janë ekzekutuar në një atentat dy anëtarë të familjes Palaj (Lektasaj). Sot e kësaj dite kjo ngjarje e rëndë e ndodhur disa vite më parë është e pazbardhur dhe s’ka asnjë autor të dënuar nga drejtësia. Mendohet se vrasja e Nikulajt ka ardhur pikërisht në vazhdën e këtyre krimeve për gjakmarrjeje.
Kan vra nje vrases e mafioz qe nuk bani asni dit burg per 2 vrasje. As beni ska ba burg per dy vrasje po nuk i dihet, noshta bahen tre vllaznit bashke anej shpejt
Përgjigjuvriteni qenin....djale pusht...vret njerez per leke.....
PërgjigjuNe fakt gratis duhet ta bente or teeeejjjjj
Maroku nuk ka marreveshje estradimi me shqiperine.
PërgjigjuNuk po na zinte gjumi pa e kapur killerin portugez te killerit shqiptar Nikulaj. Tani cojeni dhe ne shqiperi dhe asgje nuk do i bejne. Do e rekrutojne njelloj si killeri Salvatore Letizia qe vrau te materniteti. Pa sekuestruar pasurite e parave te droges ky muhabet do jete gjithmonr.
PërgjigjuLeket erdhen nga anglia me sa kuptuam,nuk jetonte asnje ne shqiperi,si mund ti sekuestroje shteti shqiptar,leket e dikujt qe jeto angli,qe ka 20 vjet atje
ore se ka vrare ky e pike. duan te ja lene ne dere