Gjykata angleze ka vendosur masën “arrest me burg” për katër personat e arrestuar me kërkesë të Shqipërisë, të akuzuar si bashkëpunëtorë në vrasje në 19 prill në Shëngjin ndaj biznesmenit Ardian Nikulaj. Tashmë beteja ligjore është fokusuar të ekstradimi i tyre në Shqipëri, për tu gjykuar nga drejtësia gjykata Shqiptare. Drejt Britanisë janë dërguar të gjitha provat që i implikojnë të arrestuarit por edhe dy personat që janë ende në kërkim, një prej të cilëve edhe ekzekutori portugezi Ruben Saraiva, të cilat i janë bashkangjitur kërkesës për ekstradim. Si prova kryesore janë konsideruar pamjet filmike që lidhen me praninë e tyre afër vendit ku ndodhi ekzekutimi, por rendësi të veçantë kanë për hetuesit gjurmët biologjike të AND-së, të lënë në rrobat e autorit si dhe në motorin e përdorur prej tij.
Të gjitha këto do të vlerësohen nga gjyqtari që do të shqyrtojë kërkesën për ekstradim. Në një intervistë për Report TV avokati Naim Hasani, i cili ushtron profesionin në Londër tha se gjykatës britanike, do t’i duhet disa muaj të vendosë për kërkesën e palës shqiptare.
Ndërkohe vijojnë kërkimet në katër shtete si Greqi, Itali Portugali dhe Angli për kapjen edhe të dy personave të tjerë të akuzuar si bashkëpunëtor në vrasje.
Të tre Britanikët Stephen Hunt, Thomas Mithan dhe 28-vjeçares Harriet Bridgeman, së bashku me shqiptarin Edmond Haxhia u arrestuan dy dite më parë në Londër. Autoritet Shqiptare, kërkojnë ekstradimin nga Anglia të 4 personave të akuzuar në Shqipëri, për “Vrasje me paramendim” të kryer në bashkëpunim me motiv gjakmarrjen. Kjo akuzë parashikon një dënim nga 30 vjet deri në burgim të përjetshëm. Në kërkim për këtë ngjarje vijon të jetë i dyshuari si personi që kreu vrasjen shtetasi nga Potugalia Ruben Saraiva dhe anglezi me 27 rekorde kriminale Harry Simson. Ky i fundit ka pasur rolin e vëzhguesit dhe është larguar nga Shqipëria menjëherë pas vrasjes, duke përdorur dy taksi.
Rolet e anëtarëve të grupit kriminal
Edmond Haxhia ishte porositësi dhe organizatori i atentatit. Portugezi, Ruben Saravia ishte ekzekutori i planit, personi i shfaqur me motor dhe jelek fosforeshent i cili qëlloi për vdekje me 7 plumba biznesmenin Ardian Nikulaj, e ndërsa 4 britanikët e tjerë kishin rolin e vëzhguesit. I pari mbërriti më 14 shkurt, portugezi Saravia, që në zonën e Lezhës u shfaq si turist. Ai ka qëndruar në shtëpinë e Haxhisë, në Kakarriq. Britanikët, mes të cilëve, çifti Harry Simson dhe Harriet Bridgeman, kanë ardhur njëri pas tjetrit në kohë të ndryshme, të gjithë nën kamuflimin e turistëve, por kanë mbledhur informacione mbi lëvizjet e Nikulajt. Një prej tyre Stiven Hunt ka qëndruar për disa ditë edhe në hotelin “Coral” në pronësi të Nikulajt, siç është edhe një moment i fiksuar në kamera, kur hyn natën në hotel dhe gjen rojën në gjumë. Hunt mendohet se ka arritur të depërtojë edhe në sistemin e kamerave të sigurisë së biznesit duke i dhënë grupit mundësinë të vëzhgojë në kohë reale lëvizjet e biznesmenit.
Historia e hasmërisë mes 2 fiseve që nisi për 1000 lekë
Hasmëria mes fisit Palaj (Lektasaj) dhe Nikulaj e ka zanafillën në vitin 1996 ku anëtarë të familjes Palaj (Lektasaj) kanë ekzekutuar vëllain e Ardian Nikulaj, pas një konflikti të çastit në një pikë karburanti për 1000 lekë karburant. Pas kësaj vrasje në Lezhë janë ekzekutuar në një atentat dy anëtarë të familjes Palaj (Lektasaj). Sot e kësaj dite kjo ngjarje e rëndë e ndodhur disa vite më parë është e pazbardhur dhe s’ka asnjë autor të dënuar nga drejtësia. Mendohet se vrasja e Nikulajt ka ardhur pikërisht në vazhdën e këtyre krimeve për gjakmarrjeje.
Tre britanikë dhe një shqiptar, të dyshuar si autor të vrasjes së biznesmenit shqiptar Ardian Nikulaj u lanë në burg për ‘vrasje për gjykamarrje’. Në një artikull të Daily Mail thuhet se policia beson se vrasja erdhi si pasojë e një mosmarrëveshjeje për një shifër mbi 80,000 paund mes fiseve Palaj (Lektasaj) dhe Nikulaj.
Edmond Haxhia, 37 vjeç, Steven Hunt, 49 vjeç dhe Thomas Mathin, 35 vjeç, akuzohen për atentatin ndaj 51-vjeçarit Ardian Nikulaj në lokalin e tij, Coral, në Shëngjin të Shqipërisë. Hunt, Haxhia dhe Mathin janë arrestuar të shtunën nga policia në Britani. Ata u paraqitën në bankën e të akuzuarve në Gjykatën e Magjistraturës së Ëestminsterit pas një urdhër-arresti nga Shqipëria për ekstradimin e tyre.
Në pranga ka rënë edhe gruaja britanike Harriet Bridgeman, 28 vjeç, e cila dyshohet se ka lidhje me vrasjen.