Janë zbuluar detaje të reja lidhur me vrasjen e noteres 69-vjeçare në Greqi, për të cilën janë arrestuar tre shqiptarë, një baba 54-vjeçar, djali i tij 20-vjeç dhe një tjetër 50-vjeçar. Mediat greke raportojnë se autori kryesor i dyshuar, 54-vjeçari, është paraqitur sot në gjykatë, ndërsa 50-vjeçari ka rrëfyer ngjarjen, duke e identifikuar shokun e tij si personin që goditi për vdekje viktimën me thikë gjatë tentativës për grabitje.
Sipas dëshmisë së tij, ideja për grabitjen kishte ardhur nga 54-vjeçari, i cili besonte se noterja dispononte shumë para, ndërsa planifikimi kishte nisur muaj më parë. Dy prej autorëve kishin vëzhguar më herët zonën dhe lëvizjet e viktimës, që largohej çdo natë nga zyra në orën 20:00.
Ditën e ngjarjes, djali 21-vjeçar qëndroi në makinë, ndërsa babai dhe bashkëpunëtori i tij hynë në banesë me qëllim grabitjen. Kur noterja tentoi të rezistonte, njëri prej tyre e qëlloi me thikë në kofshë, duke i shkaktuar vdekjen për shkak të humbjes së madhe të gjakut.
Komente
