Ledian Spaho, avokati i 14- vjeçarit që vrau me thikë për një shikim bashkëmoshatarin Erald Xhejo, pasditen e 14 gushtit në lokalin e fshatit Pirg, në Maliq, ka folur për mediat pas vendimit të Gjyaktës së Korçës e cila e la në burg autorin, babain dhe xhaxhain e tij.
Ai shprehet se ishte një konflikt i çastit ajo që ndodhi mes dy të miturve
"Shpreh ngushëllimet për humbjen e familjarëve. Gjykata vendosi që autori të caktojë masën arrest në burg. Kjo pasojë e krijuar nga konflikt i çastit, edhe pse fëmijë, gjykata vlerësoi të vlefshëm arrestit, edhe për babain, po ashtu edhe për xhaxhain. Të miturit e tjerë, gjykata vendosi jo të ligjshëm arrestimin, por vendosi mbikëqyrjen nga prindërit dhe paraqitjen para gjykatës. Autori shprehu pendesë. Tha nuk doja të kishte këtë pasojë, se dija që veprimet e mia do krijonin këtë pasojë, shpreh ngushëllimet për familjen. Të njëjtën gjë ka deklaruar edhe babai i të miturit duke thënë se na vjen keq për pasojën’, tha ai.
Lajmi kryesor:
Vrau nxënësin në Maliq pas sherrit për ‘një shikim’, lihet në burg autori, babai dhe xhaxhai i tij! 14- vjeçari në seancë: S'doja ta bëja, jam shumë i penduar (VIDEO)
S.B/ReportTv.al
