Në foto: Paulin Harusha (majtas) dhe i dyshuari Meelad Tarin (djathtas)

Bota

Vrasja e Paulin Harushës në Kanada, policia shpall në kërkim një 34-vjeçar të dyshuar

19 Shtator, 17:07| Përditesimi: 19 Shtator, 17:11

  • Share

Autoritetet kanadeze kanë identifikuar një të dyshuar në lidhje me vrasjen e shqiptarit Paulin Harusha, 43-vjeçarit shkodran që u vra më 13 shtator në Toronto.

Sipas mediave kanadeze, autori i dyshuar është një 34-vjeçar i quajtur Meelad Tarin. Ndaj tij është lëshuar urdhër-arresti në të gjithë Kanadanë.

Hetuesit kishin identifikuar një fuoristradë që u largua nga vendi ku u gjet i vrarë shqiptari, pak para se aty të mbërrinte policia.

Dyshohet se Paulin Harusha dhe i dyshuari kanë patur njohje mes tyre.

Megjithatë, këto detaje do të jenë më të qarta gjatë hetimit në vijim.

34-vjeçari Harusha u gjet i vrarë me armë zjarri brenda makinës.

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Opozita pengon Ramën të prezantojë programin qeverisës, si iu duket?