Prokuroria ka lëshuar shtatë urdhër-arreste për vrasjen e 39-vjeçarit Pëllumb Islami. Sipas mediave greke, 6 prej urdhër-arresteve janë për anëtarët e grupit kriminal të quajtur ‘L’, ndërsa personi i shtatë është personi i armatosur që dyshohet se ka qenë në tavolinë me Islamin kur e vranë.
6 prej anëtarëve të grupit të shqiptarëve që u larguan me ‘Jeep’ luksoz pas të shtënave ndodhen ende në Greqi, ndërsa një tjetër është arratisur drejt Shqipërisë.
39-vjeçari mund të mos jetë qëlluar aksidentalisht, shkruan Protothema. Ndërkohë po hetohet nëse ishte nën shënjestër për shkak të konflikteve me grupin.
Lajmi kryesor: