Vrasja e Pëllumb Metës/ Dy djemtë kërkuan detyrim paraqitjeje, Apeli i lë në burg

2 Prill, 10:23| Përditesimi: 2 Prill, 13:00

  • Share

DURRËS- Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën arrest me burg për Hysen dhe Amarildo Metën, të cilët ndodhen në burg pas vrasjes së babait Pëllumb Meta. Të dy kishin kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë nga arrest në burg në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, por kërkesa e tyre u rrëzua nga Gjykata e Apelit.

Dy djemtë e Pëllumb Metës, qëndrojnë në dhomat e paraburgimit në burgun e Durrësit, ndërsa motra e tyre Hygerta në dhomat e paraburgimit të grave në Tiranë.

Vetëm dy djemtë kishin kërkuar ndryshimin e masës, ndërkohë që vajza Hygerta Meta ka marrë përsipër krimin duke thënë se ajo e ka vrarë babanë. Të tre fëmijët vazhdojnë të mbajnë të njëjtin qëndrim lidhur me vrasjen e babait. Sipas qëndrimit të tyre, ekzekutorja e Pëllumb Metës është vajza Hygerta. 

Ekspertiza ka konfirmuar se arma e gjetur në pellgun me ujë në sektorin Rinia në Durrës është përdorur për vrasjen e Pëllumb Metës. 49-vjeçari Pëllumb Meta u vra më 10 shkurt në banesën e tij në fshatin Shënavlash dhe 3 fëmijët e varrosën në kasolle, në tentativë për të fshehur kufomën. Ngjarja tronditëse u zbulua nga policia më 23 shkurt, pasi djali i madh e denoncoi të zhdukur. Sa i përket shkaqeve, dhuna në familje dhe fejesa me shkuesi e Hygertës mbeten pista kryesore. 

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?