Blerina Meta, mamaja e tre fëmijëve që vranë të atin dhe e groposën në kasollen e lopëve thotë se krimi është pasojë e dhunës dhe e terrorit që bashkëshorti kishte ushtruar gjithë jetën. Në një intervistë për Euronews, Blerina Meta thotë se Pëllumbi kërcënonte fëmijët dhe atë nëse nuk bëhej ajo që ai urdhëronte.
"Me gjakun e saj" thotë se janë larë muret e shtëpisë. E nëse djemtë i dilnin në krah ta mbronte ajo thotë se Pëllumbi i kërcënonte se do i djegte. Sipas bashkëshortes, një prej rasteve ku viktima kërkonte të bëhej siç urdhëronte ishte edhe fejesa e 19 vjeçares Hygerta Meta,
Sipas saj, agresiviteti i Pëllumb Metës lidhej me një gjendje skizofrenie dhe jo me situatën ekonomike të familjes. Ndryshe nga çfarë thuhet në dosjen e policisë, Blerina Meta mohon që të ketë pasur dijeni për vrasjen e bashkëshortit të saj duke u shprehur se gjithçka e mori vesh pasi u shoqërua në polici.
Pjesë nga intervista:
Blerina: Ka ndodhur një gjë shumë shumë e tmerrshme. Ka ardhur si pasojë e dhunës së vazhdueshme, qoftë fizike, qoftë psikologjike. Ishte njeri shumë agresiv. Na kërcënonte për jetën si mua si fëmijët.
Pyetje: A ke qenë në dijeni të këtij plani që fëmijët kanë pasur për të vrarë babain?
Blerina: Jo! Unë vetëm dija që kërcënimet dhe dhuna tek familja ime ka qenë e pranishme vazhdimisht si për mua dhe 4 fëmijët e mia.
Pyetje: Sipas policisë zoti Meta është vrarë më 10 shkurt. Ku keni qenë ju më 10 shkurt? Si ka ndodhur që ju ta keni vrarë, ndërkohë që jeni në një shtëpi të gjithë bashkë.
Blerina: Unë kam qenë në shtëpi se punoj me bujqësi e blegtori. Të shtunën jam marrë me mbjelljen e jonxhes, të arës.
Pyetje: Kur jeni kthyer në shtëpi si i keni parë fëmijët, cfarë keni kuptuar nga fëmijët
Blerina: Fëmijët nuk më kanë thënë gjë.
Unë atë ditë nuk isha e shqetësuar, se im shoq punonte natën e herë vinte në orarin e darkës e herë jo e bënte lëvizte vazhdimisht.
Pyetje: Kur nisët të shqetësoheshit
Blerina: Ditën e tretë në mos gaboj
Blerina: Sa i takon fejesës së vajzës është shumë e vërtetë që kishte konflikt. Donte me patjetër që të bëhej ajo fejesë. Por vajza nuk donte se ajo vazhdonte studimet e larta. E ajo nuk kishte njohje dhe as nuk e kishte prioritet në këtë fazë të jetës së saj fejesën. Ishte në vit të parë të studimeve. Kishte konflikte me të atin. Ai ishte natyrë autoritare. Unë s’guxoja të hapja gojen çfarëdolloj vendimi të merrte. Kështu donte të vazhdonte me. Por goca nuk e pranonte. E kjo zgjati shumë. Nisi debate.
Pyetje: Pse donte ta fejonte?
Blerina: Ai e dinte vetë pse donte ta fejonte. Ndërkohë vajza studionte dhe e kishte mesataren 9.9. Ajo kishte qëllim dhe të ndiqte studimet pasuniversitare. I ati ishte në dijeni si po vazhdonte vajza e tij por ai nuk e di pse po e merrte atë kthesë (fejenën). Sigurisht unë nuk guxoja të thoja asgjë. Se kisha aq e aq vite që rrija e shtypur dhe e dhunuar dhe ai ashtu donte ti mbante fëmijët.
Pyetje: Ka pasur dhunë fizike?
Blerina: Me mua patjetër. Që kur jam futur në atë derë, që vitet e para trupi im më shumë rrinte i nxirë sesa i bardhë.
Pyetje: Po djemtë pse nuk arrinin ta zbusnin?
Pyetje: Po kur djemtë u rritën pse nuk arrinin dot ta zbusnin pak këtë lloj konflikti e ta stepnin pak këtë konflikt?
Blerina: Fëmijët u rritën në atë lloj ambienti. Duke qenë gjithmonën nën trysinën e dhunën. Nuk guxonin. Herë herë kur i dilin gjendja e tij ishte tmerrësisht e keqe. Nëj herë në momentin kur djali më dilte në krah I vinte duart në fyt. Nëse njëri nga ne kthehej për ta kundërshtuar ishte direkt në dhunë. Do ju vras! Do ju djeg! Do ju pres. Me mua e kishte të përditshme
Pyetje: A e ke bërë denoncim?
Blerina: Më ka shkuar mendja ta bëja por kisha frikë nga ai njeri
Pyetje: Po fëmijët pse nuk e denoncuan kurrë?
Blerina: Mendoj vetëm nga frika. Se na ka mbajtur të shtypur. Vetëm nga frika pse nuk shkonim të denonconim dhunën.
Pyetje: A dini për një konflikt me djalin e madh Hysenin?
Blerina: Ai nuk kishte konflikte për Hysenin, ai kishte konflikte me të gjithë pjesëtarët e familjes. Ai nuk kishte konflikte nëse fliste vetë e vendoste vetë. Nëse fëmijët vononin, flas për djemtë se unë e vajza nuk guxonim, atij duhej ti jepje llogari. Konflikti niste në çdo minutë, çdo sekondë.
Pyetje: Si i kishit raportet financiare?
Blerina: Agresiviteti që kishte ai nuk kishte me gjendjen ekonomike. Ai ishte i tillë, si tip skizofrenie. Agresiviteti ishte në ekstrem. Nuk kishte lidhje me gjëndjen ekonomike. Fëmijët punonin në verë. Nuk është mospasja e ekonomisë. Ishte vetë tipi që donte të të dhunonte e shtypte fizikisht dhe psikologjikisht. Unë shpesh herë e kam larë murin e shtëpisë me gjakun e kokës. I kam të qepurat. Janë faktet në kokë, gunga gunga.
Pyetje: E nuk keni shkuar ta denonconi?
Blerina: Nuk kam shkuar ta denoncoj vetëm nga frika.
Pyetje: A ishte perdorues alkooli?
Blerina: Ai pinte por nuk ishte alkooli. Ai ishte i tillë. Nuk ndikon alkooli.
Pyetje: Kur kuptuat se ishin fëmijët që e kishin vrarë bashkëshortin?
Blerina: Më nxorrën nga dhoma që isha në qeli dhe oficeri më tha se fëmijët e mi e kishin vrarë dhe aty mora vesh të gjithë historinë. As nuk e dija! Goca ishte paksa e tensionuar, por mendova për mësimet. Por ata e kanë projektuar vetë, unë nuk dija gjë. Unë në polici e mora vesh të gjithë ngjarjen. Fëmijët kishin marrëdhënie shumë të mira. Ai ishte shumë autoritar dhe kjo kishte bërë të ishin shumë të lidhur.
Pyetje: Babai si i ka pasur marrëdhëniet me vajzat?
Blerina: Vajzat nuk kanë guxuar të dalin një herë tek dera vetëm, si unë. Vajzat nuk bëhej fjalë të flisnin me fqinjë. Vetëm shkollë e shtëpi, e kokën ulur.
Pyetje: Pse ai ka pasur një armë në shtëpi
Blerina: E frikësuar me një njeri që të kërcënon cdo minutë padyshim që ke frikë. Ai punonte si roje e mbase e mbante për arsye të veta, por frikën ia kishim të gjithë, ndaj mbase arriti deri në këtë pikë. I dhunshëm, agresiv, autoritar
Pyetje: A keni arritur të komunikoni me fëmijët kur morët vesh që ishin ata autorët e ngjarjes
Blerina: Jo vetëm me djalin e madh që erdhi vetë tek policia e më tha. Më dha disa sende personale. Mami më tha unë do shkoj. Dy fëmijët e tjerë nuk mi lanë ti shihja e nuk I mora as sendet e tyre personale. As vetë nuk e kuptova. Unë isha vetë në polici e nuk I pashë dot.
Pyetje: Kur kuptuat se fëmijët e kishin vrarë babain
Blerina: Oficeri më nxorri nga dhoma ku isha, në qeli, tek dhomat e vogla. U futa. Aty mora vesh. Më thanë se fëmijët e tu, e ka vrarë djali I madh. Aty mësova historinë. Nuk e dija.
Pyetje: Kishit pasur dyshime, ndonjë gjurmë në shtëpi?
Blerina: Nuk e dija. Kam parë gocën të tensionuar por mendoja se ishin mësimet. Ata vetë e kanë projektuar dhe realizuar. Unë e mora vesh vetëm nga oficeri I policisë. Aty kam mësuar kush e ka kryer e si e kanë kryer, gjithçka
Pyetje: Kishin marrëdhënie të ngushtë fëmijët?
Blerina: Të katër fëmijët kishin marrëdhënie shumë të mira. Ngaqë ai ishte shumë autoritar I kishte bërë që ata të ishin shumë të lidhur.
Pyetje: A keni nevojë për mbrojtje?
Blerina: Fëmijët e mi duhet me patjetër të kenë një avokat. Fëmijët e mi përfunduan nga burgu sërish në burg. Madje u duhet dhe një psikolog, sepse gjëndja është shumë shumë e rëndë, jo vetëm e imja por e atyre brenda.
Lajmi kryesor:
'Ishte bërë i padurueshëm!’ zbardhet dëshmia e djalit që ekzekutoi të atin në Durrës: Planin e bëmë me motrën, e qëllova 4 herë! 19-vjeçarja: S’doja burrë, doja shkollë
B.V//ReportTv.al