Viktima: Pjerin Xhuvani i vrarë më 21 prill 2021

Vrasja e Pjerin Xhuvanit 4 ditë para zgjedhjeve të 2021, nis gjyqi në Apelin e Përgjithshëm

30 Janar, 15:31| Përditesimi: 30 Janar, 15:34

  • Share

Tirane- Ka nisur në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm shqyrtimi i çështjes penale ndaj Arber Paplekajn, i dënuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit 4 dite para zgjedhjeve parlamentare te 25 prillit 2021 në Elbasan.

Më 12 korrik 2023 Gjykata e Elbasanit dënoi me 22 vite burg ish-policin Arbër Paplekaj, për vrasjen e biznesmenit Pjerin Xhuvani

Në të njëjtin proces me Paplekaj po gjykohen edhe dy ish-nëndrejtorët Policisë së Elbasanit, në sytë e të cilëve ndodhi vrasja, të cilët janë dënuar me 1 vit shërbim prove për shpërdorim, si dhe 6 efektivë të forcave Shqiponja, po ashtu të dënuar me shërbim prove.

Vrasja ndodhi më 21 prill 2021. Paplekaj pranoi krimin dhe u vetëdorëzua në Repartin e Forcave RENEA në Tiranë duke thënë se qëlloi për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë nga persona që sipas tij po blinin vota.Ngjarja zbuloi edhe skandalin e PD-së për ngritjen e një grupi të armatosur, të vetëshpallur Struktura për Mbrojtjen e Votës, ku një pjesë e mirë e anëtarëve të së cilës rezultuan persona të njohur edhe për strukturat ligjzbatuese në vend. Këtë e bëri publik me zë dhe me figurë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi duke bërë me dije se Arbër Paplekaj që vrau Xhuvanin të paarmatosur, ishte pjesë e kësaj strukture.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?