Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Apeli ndryshon vendimin për Arbër Paplekaj, i ul 15 vite burg, i ndryshon dhe akuzën! Të pafajshëm edhe efektivët

1 Korrik, 16:16| Përditesimi: 1 Korrik, 23:50

  • Share

Tirane- Gjykata e Apelit te Juridiksionit të Përgjithshëm dënoi sot me 7 vite burg Arbër Paplekaj, ish efektivi i RENEA-s i arrestuar për vrasjen e biznesmenit Pjerin Xhuvani, 4 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021 në qytetin e Elbasanit.

Me vendimin e sotëm trupa e gjykuese e përbërë nga Fadri Islamaj, Enida Petri dhe Marsela Pepi ndryshoi vendimin e gjykatës së Elbasanit, e cila më 22 korrik 2023, e dënoi me 22 vite burg, duke i ulur 15 vite nga dënimi. 

Gjykata e Apelit ndryshoi dhe akuzën nga 'vrasje në rrethana cilësuese''vrasje në kushtet e tronditjes psikike"

Po kështu Apeli ka dhënë pafajësi për 6 efektivët e Shqiponjave Dedion Duraku, Pëllumb Biçaku, Erion Balla, Erion Meçja, Donald Dedja dhe Besmir Kadiu. Për ta gjykata e Elbasanit kishte dhënë dënimin me 16 muaj shërbim prove.

Të pafajshëm janë shpallur edhe dy ish-zëvendësdrejtorët e Policisë së Elbasanit, Albert Nushi dhe Nikollaq Palla për të cilët Gjykata e Elbasanit kishte dhënë nga 1 vit shërbim prove për secilin. 

"Në përfundim të gjykimit, sot më datë 01.07.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare znj. Marsela Pepi dhe anëtare znj. Edlira Petri dhe z. Fatri Islamaj, vendosi: 

1- Ndryshimin e vendimit nr. 347, datë 12.07.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshem Elbasan. 
2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Arbër Paplekaj për veprën penale "Vrasje e kryer ne kushtet e tronditjes se forte psikike", të parashikuar nga neni 82 i Kodit Penal, në dëm të viktimës nga vepra penale P. Xh dhe dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim. 

3. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurve, Albert Nushi dhe Nikollaq Palla, Dedion Duraku, Pëllumb Biçaku, Erion Balla, Erion Meçja, Donald Dedja dhe Besmir Kadiu  për kryerjen e veprave penale "Shpërdorimi i detyres" dhe "Deklarata e rreme para oficerit të policise gjyqesore", të parashikuara përkatësisht nga nenet 248 dhe 305/b të Kodit Penal. 
4. Prishjen e vendimit nr. 347, datë 12.07.2023 të Gjykatës së Shkalles së Pare të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan dhe pushimin e çështjes vetem për të pandehurin Erion Balla, për shkak përjashtimi nga ndjekja penale në zbatim të ligjit nr. 33/2024 "Për dhënie amnistie"' thuhet në vendimin e gjykatës. 
 

Si ndodhi vrasja e Pjerin Xhuvanit?

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, përkrahës i PS, ndodhi më  21 prill 2021, 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021.

Ngjarja ndodhi pas përplasjes mes shtabeve elektorale ku struktura informale e ngritur PD-ja për të mbrojtur votat ndaluan makinën e Mehmet Greces, me pretendimin se po shpërndante para në këmbim të votave për PS. Ky i fundi thirri në ndihmë Pjerin Xhuvanin.  Nga PD ishte struktura për Mbrojtjen e Votës e ngritur në Elbasan nga PD, pjesë e të cilës ishte dhe Paplekaj.

Nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe të plagosur nga radhët e PD-së, Emiljani Prenga dhe Paulin Vuksani, dhëndri i Xhuvanit, Edjon Budani dhe efektivja e policisë Xhensila Sota.

Paplekaj pranoi krimin dhe u vetëdorëzua në Repartin e Forcave RENEA në Tiranë duke thënë se qëlloi për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë nga persona që sipas tij po blinin vota.Ngjarja zbuloi edhe skandalin e PD-së për ngritjen e një grupi të armatosur, të vetëshpallur Struktura për Mbrojtjen e Votës, ku një pjesë e mirë e anëtarëve të së cilës rezultuan persona të njohur edhe për strukturat ligjzbatuese në vend. 

 

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ledina: 02/07/2024 20:26

    Lexhendari Arber Paplekaj vitin tjeter do t'i bashkohet familjes; Xhuvanet te ken kujdes tjeter here!

    Përgjigju
  • vlonjati: 02/07/2024 09:47

    Gjynah per kete Pjerinin, ishte njeri pune mbarues, Sa mazi eshpetoi 2.3 here ate djalin e Luizes qe vrau 5-6 vete !

    Përgjigju
    • Vlonjati..: 03/07/2024 23:41

      Një filozof i vjetër ka thënë që: “I mbjellë nga era e i korrë nga era, Diell krijues e që s’perëndon është Njeriu”. Njeriu është kriju në shëmbëlltyrën e Perëndisë dhe duke u kriju në shëmbëlltyrën e Perëndisë jo në pamjen fizike por në natyrën e tij krijuese ka kriju gjana të ndryshme në jetë. Një ndër institucionet më thelbësore që njeriu ka krijuar është Gjykata, përfaqësues direkt i cili jeni ju. E vetmja gjë që përfaqëson të drejtën hyjnore është gjykimi. Dhe juve kur ju shikoj, nuk ju shikoj thjesht si një njeri. Ju shikoj si një autoritet, e kam thënë edhe tek seanca gjyqësore për vlerësimin e masës së sigurimit, do e pranoj me përulësi çdo vendim që do të merrni. Nuk do e komentoj, as edhe një i afërm i imi, as një lidhje e imja s’do e komentojë… ama deri në momentin që do të vijë një vendim, unë do të shfrytëzoj të drejtën time për me komentu çdo gjë që e quaj të padrejtë. Tani, më lejoni që tu flas pak për subjektin, kush është Arbër Papleka. Nuk do u marr kohë me përsërit vetveten. Jam i bindur që keni lexu disa gjëra. Në seancën e parë gjyqësore kam tregu gjenealogjinë time, këtu e 15 breza, për 500 vjet. Pra, nuk jam një njeri që njeh thjesht babën edhe gjyshin, jam një njeri që njeh historinë e fisit të vet, këtu e 500 vjet, kur jena kriju. Nuk po përsëris emrat e tyne, që unë i kam përmend me emra në këtë sallë. Por do ndalem shkurtimisht për diçka që më ka formu mu si njeri. Halil Papleka, djali i axhës i gjyshit tim, është vra 26 vjeç nga forcat komuniste. *ndërpritet seanca disa minuta* Po e vazhdoj aty ku e lashë, tek një përshkrim i shpejtë i personave që kanë ndiku në fillimin e jetës time, në atë kohë ku formohet karakteri i njeriut që është mosha 7-8 vjeç. Siç e thashë, Halil Papleka, djali i axhës së gjyshit tim, një njeri atdhetar i cili ka luftu nga veriu në jug, kudo që ka patur nevojë atdheu, është vra në moshën 26 vjeçare nga forcat komuniste me duar të lidhuna. Gjyshi im në moshën 31 vjeçare, i cili mbasi ishte vra djalës i axhës së vet me grupin e tij ishin betu që të mos binin të gjallë në duart e komunistave, vendosi që me ardhë me marrë familjet e shokëve të vet që ishin në Tropojë për me i çu në Mal të Zi, e masandej me i emigru që të ishin të sigurtë. Por, në këtë vendim që mori, filloi duke marrë familjet e shokëve, që me e lënë të fundit familjen e vet. Gjatë kohës që po shkonte me marrë njërën prej familjeve, i bëjnë pritë. Nga prita ai plagoset, për mos me ra i gjallë në duart e tyne, ai vret veten. Ky është gjyshi im. Për mos me u çnderu, ai vrau veten. Vajza e stërgjyshit tem, në Muzeun Kombëtar janë një palë pantolla të një fëmije 12 vjeç, që janë të qepura me flokët e gruas…të cilët ishin të internum. Në kampin e Tepelenës na vdiq një djalë tjetër 3 vjeç. Gjithë këto janë një përmbledhje e shkurtër se kush ishte familja jeme. Unë kam lind në një familje me origjinë nga Lekbibajt, edhe me dajët e mi nga Dukagjini, i edukum me tri vlera kryesore. Përgjegjshmëria, duke pas parasysh që çdo veprim që një person bën nuk ndikon vetëm tek personi por ndikon tek krejt familja dhe te krejt fisi. Me ndjenjën që një burrë nuk ka frikë dhe nuk ka asgja përtej nderit të vet. Ashtu siç e përshkruan dhe Gjergj Fishta tek Lahuta e Malsis kur thotë: “Për nder, mbret edhe fe, një malsor e bën dekën si me le”. Dhe gjëja më kryesore që mësova në jetë, ose që u edukova, ishte pikërisht nderi. Linda në Shkodër, u arsimova në Shkodër, si një ndër nxënësit më të mirë qoftë në shkollë 8 vjeçare, qoftë në shkollë të mesme, si një ndër njerëzit më aktiv në shoqërinë civile të atij qyteti. Vazhdova shkollën e lartë, Akademinë e Policisë, ku mbarova si studenti më i mirë i të tre viteve, dhe gjatë këtyne kohëve u njofta me teologjinë dhe me filozofinë. Këto dy elementë më dhanë një zhvillim të parimeve ose të mënyrës si isha edukuar unë. Ndjenjën e përgjegjësisë që e kisha marrë që fëmijë nga prindt e mi, nga familja jeme, e zhvillova edhe ma tepër tu pas parasysh që nji person ruhet ndaj asaj që njerëzit shohin edhe mban përgjegjësi ndaj asaj që njerzit shohin. Kjo ndjenjë u thellu edhe ma tepër, njeriu mban përgjegjësi edhe për atë që mendon para Zotit. Pra, ndjenja jeme e përgjegjësisë evoloi. Ndërsa ndjenja jeme e frikës që thonte që një burrë nuk ka kurrë frikë, të cilën e kisha luftuar për shumë vite sepse realisht çdo njeri ka frikë, edhe thosha me vete kto m’kan msu që s’ke frikë po realisht ke frikë, gjeti mbështetje të thënia e një gjenerali të Luftës së Dytë Botnore i cili thonte që: “Një burrë i vërtetë nuk e lejon kurrë frikën që të mposhtë ndjenjën e tij të detyrës, të mposhtë nderin e tij dhe të mposhtë ndjenjën e burrërisë së lindur”. Por ajo që mësova është se jo se nuk ke frikë, por në një moment të jetës tënde ti mëson me e kontrollu, por mbi të gjitha ti nuk e lejon që ajo frikë me dal mbi nderin tënd, mbi ndjenjën e burrërisë dhe mbi ndjenjën e detyrës tënde. E vetmja gjë që nuk evoloi gjatë rritjes teme, gjatë edukimit tem, gjatë leximit pafund të librave, gjatë shoqërimit me njerëz intelektual, ishte ndjenja e nderit. Për mua nuk ka asgjë mbi nderin. Për mua si Arbër Papleka, jam i lumtur të vdes sot në këtë moment, dhe të jem me nder se sa të jetoj i çnderum. Për shumë njerëz mund të duket pakuptim por kët e them nga thellësia shpirtit tem. Nuk ka gja ma me vlerë për mu se nderi personal. Kët kushdo që më njeh nga afër, kushdo që ka ni për mu, kët e ka të qartë. N’jetën teme nuk kam shajt kënd me nanë e me rop, n’jetën teme kushdo shokë të mi që kanë ndejt me mu nuk e kan ndi as fjalën fundshpinë tu e përmend. Një herë më kanë ndi kalamajtë e mi tu e përmend jashtë në oborr edhe kanë qesh me të madhe tu më tall mu. As fjalën fundshpinë në zhargonin që përmendet unë nuk e përmendi. Kjo është edukata jeme, kjo është mënyra si jam rrit, sepse nuk kam pas kurrë frikë njerëzit por kam pas frikë vete, sepse e vetmja ndjenjë së cilës unë i ruhem është ndjenja e fajit. Nuk mundem ti baj dikujt një të padrejtë edhe mos ti them më fal…ama ska shans me më ba dikush mu një të padrejtë, kur sja bëj. Nuk do zgjatem tek ngjarja, nuk do zgjatem te argumentet sepse avokati i përmendi shumicën e tyne. Do ndalem vetëm te momenti final. Në momentin që drejtuesit e policisë, punonjësit e policisë, kanë ardhë aty, unë kam ken në gjendje totalisht të fjetun. Pse? Kam punuar 10 vjet në Polici të Shtetit. Çdo fjalë që unë flas ktu e flas me përgjegjësi të plotë, edhe mundet me u vërtetu me 100 njerëz jo me 1. Asnjëherë një kriminel, një grup i organizum i krimit, asnjë shans nuk ka pas me dal i fitum me mu. Unë kam drejtu operacione anti terror, kam drejtu operacione kundër terrorizmit, kundër krimit të organizum, nuk ka asnjë shans asnjëherë që krimi ka dal i fitum me mu. Ardhja e policisë për mu ka ken direkt vënie në gjumë, edhe shikohet edhe në filmim, unë jam krejt i qetë. Në atë moment mbaj mend vetëm që ka ardhë një turmë edhe jam zgju nga gjendja e gjumit edhe kam pa duke sulmu gjithë njerëzit që ishin me mu. Instikti i parë ka ken me shku në atë turmë me nda njerëzit. Në momentin e parë jam ken me të dy duart lart, e kam shumë të qartë kët gjë, tu than “Mos, mos, se nuk ban kshu, secili në punë të vet”, me predispozitën e vetme me nda. Nuk më shkonte në mend, as me u përplas fizikisht, asgjë. Pse? Nji, ishte policia. E dyta, kisha pa tre njerz me çantë dore, me çantën që mbahen krahaqafë. Unë kam eksperiencë në polici të shtetit. nuk ka asnjë në këtë sallë që është përplas me armë si unë. Jam përplas me armë për me shpëtu jetën e një doktori, vrasje e cila do u bënte në një ambjent ku kishte mbi 100 njerëz. Jam përplas me armë, personi është arrestu, njerëzit që janë ken me mu kanë shpëtu. Jam përplas për me shpëtu jetë gjyqtari, jam përplas disa herë me armë. Në atë moment unë e disha, dhe e perceptova rrezikun por nuk kisha në mend me u përplas sepse thashë, ishte policia dhe e dyta shikosha tre njerez me armë në dore. Nuk isha budall me i ra kujt ose me u shty me kënd. Di që kam fol me një person që më është duk ma seriozi, se ka pasë xhaketë më duket, që “Secili në pun të vet, secili në pun të vet”. Në kët moment, unë nuk e kuptoj… pa e sha një person, pa e ofendu, pa e shty, pa i ra, pa asgjë, më ka ardhë ai person, me një egërsi që unë nuk ta përshkruaj dot. Asnjë person, unë jam përplas në jetën teme, po pa asnjë shkak, me një urrejtje. Unë e kam edhe në kët moment fytyrën e tij, me një urrejtje, me fjalë që unë as i kam përmend as kam me i përmend ndonjëherë në jetën teme që i ka përdor. Me më sha ropt je duke më sha nanën teme. Nana jeme ashtë nderi i dajëve të mi. me më sha ropt, je duke më sha motrën teme. Ashtë nderi i babës tem, nderi i dhëndrave të mi, nderi i nipave të mi. me më sha grun, ashtë nderi jem. Po me më sha vajzën 13 vjeçe…ta harrojë kush se e duroj. Nuk ja kam sha kurrë në jetën teme kurrkujt. Mirë sharje, nuk ka problem. Shtyrje, dhunë, nuk ka problem. Në momentin final, ka ken një shtyrje e fortë me sharjen finale që ka ba, me afrimin e dorës te trupi edhe në kët moment ka pas krisëm, kur kam pa Pavlon… Pavlon, nuk do hy me e përshkru, nuk du me ju marrë kohë, çfarë ka ken për mu e ça është për mu. Kam pa Pavlo Vuksanin që humbi ekuilibrin dhe tha “Oh mos!”. Vetëm kam ndi “Mos”, bërtitje, dhe dorën mbas krytit. Në atë moment, po ju them, unë jam ba copë mishi. Nuk kam ken njeri, nuk kam ken Arbër Papleka. Jam ba copë mishi. Kam ba atë që jam trajnu, kam ba atë që jam betu, kam ba ca jam përgatit tan jetën teme. Kam mbrojt nderin tem, kam mbrojt jetën teme, jetën e shokëve të mi. Kam gjujt kur kam pa rrezik, kam gjujt kur kam pa armë. Di që kam vepru instiktivisht, di që nga momenti që kam nxjerrë armën, nga momenti që kam pa Pavlon që ka humb ekuilibrin, deri në momentin që kam shku afër parkingut ku kam marrë makinën… Unë në jetën teme kam kalu rreziqe, kam ken në Afganistan, thashë jam përplas me armë, por në jetën teme unë nuk di një moment ku unë të kem pas një… nuk e përshkruj dot me fjalë po kan ken thjesht veprime mekanike, copë mishi. Nuk ekzistonte më asgjë fiziologjike tek unë. Ishte thjesht veprime robotike, veprime për të cilat unë isha përgatit për me vepru me mbrojt veten time, kan ken instikte. Nëqoftëse mund ta krahasoj, e krahasoj vetëm me një moment në jetën teme kur ne bëshim vetmbrojtje në akademi, një profesor shumë i përgatitur të bënte 100 herë me ba një stil, dhe e kundërshtoshe, thoshe nuk e kuptoj pse më ben 100 herë me e bë kët stil, deri në momentin që unë u përplasa në rrugë edhe instiktivisht unë e bana atë stil edhe pse mendoja se unë se kisha mësu. Pra, du me thën që nga momenti që Pavlo e ka humb ekuilibrin deri në momentin që unë kam shku te parkingu, aty jam kthjellu dhe kam thanë “Tani duhet të ikësh nga Elbasani”. Ai ka ken momenti kur truni jem mund të them ashtë ndez prapë, “duhet të gjesh mënyrën me ik nga Elbasani”. Dhe i vetmi vend ku mendova unë me shku ashtë vendi që ka njerëzit e fundit në këtë Republikë që i shërbejnë këtij vendi me atdhedashuri dhe me ndjenjën e sakrificës. Ka problemet e veta ai vend po e di që aty janë njerëzit e vetëm ndoshta që kanë ngel që e donë kët vend me gjithë shpirt. edhe kam shku aty ku ashtë shpia jeme, te Renea, i vetmi vend ku jam ndi i sigurtë. Në asnjë moment s’kam mendu me ju shmang drejtësisë, në asnjë moment, i kam pas të gjitha mundësitë. Pse? E disha se pse e kam ba, e disha se si e kam lanë vendin e ngjarjes. Ka dhanë argumenta avokati, po të lexoni dosjen ka argumenta sa të duash me manipulime të paftyrshme që janë ba në atë vendngjarje. Nuk më prish punë, kam besim te Zoti. *ndërhyn gjyqtarja, duke thënë se kamera nuk manipulohet* Jam falenderues Zotit që është kjo kamerë sepse ajo tregon pikërisht këtë që po them unë. Sepse në kamerë gëzhojat në vendin e ngjarjes janë në rrugën Lef Nosi nga betonat, 13 gëzhoja, deri përpara makinës së policisë ku kanë ken 4 oficerë policie. Gëzhojat janë pikërisht në atë gjatësi. Kamera nuk ka filmuar asnjë nga këto dy personat që kanë gjujt. Nëqoftëse këto dy personat do kishin gjujt nga ai vend, ku janë gëzhojat, kamera e kap këtë fushëpamje. Jo vetëm që kamera e kap, por 4 oficerë policie në fuoristradën e bardhë Land Rover janë ken me sy ku dëshmojn se nuk kena pa asnji tuj gjujtë përpara nesh. Prandaj, kamera nuk është e manipulume. Jam shumë falenderues Zotit që ajo kamer është sot. Jam shumë falenderues prokurorisë që e ka administruar atë provë. Që ta mbyll…fjalët e mia të fundit janë: Nuk pres as mëshirë, nuk pres as mirëkuptim. Pres drejtësi! Ja kam thënë kët fjalë edhe dikujt po s’e ka kuptu. Një drejtësi e tillë ligjore, dhe një drejtësi që kur shikoni burrin tuaj në shpi, djemtë tuaj, nipat tuaj… mos t’ju vrasë ndërgjegja. Vetëm drejtësi. Fjala e fundit që do them është: A ndjej keqardhje…që jam detyru me vra një person? Ndjej keqardhje, shumë! A më dhemb shpirti që kam vra babën e një vajze? Kam 3 djem. Tre djem dhe një vajzë. Çdo babë ka marrëdhënien e vet me vajzën. Por vajza jeme është e vetmja që mundet me më dhan mu urdhër, është e vetmja që më largon nga detyra, është e vetmja që mundet me më tregu se ça me ba, është e vetmja që zgjedh edhe teshat e mija. A ndjej dhimbje në shpirt që i kam vra babën e një vajze? Po! Ka vetëm një person në Republikë të Shqipërisë dhe në kët botë ndaj të cilit unë e mbaj krytin ulë, edhe është ajo vajzë. As edhe një person tjetër në kët botë. Ajo vajzë ka të drejtë me folë ça të dojë, ajo vazjë ka të drejtë me keqkuptu, me keqinterpretu uljen e krytit tem. Kushdo tjetër që uljen e krytit tem e keqinterpreton, nuk i bën llogaritë mirë. Ajo vajzë është e vetmja në kët botë që unë kam për t’nejt me krye ulë deri ditën që të vdes

  • Albanie: 02/07/2024 09:14

    Po ajo policja qe u plagos? apo ra nga shkallet dhe si pasoj pistoleta beri shkrepje te pavullnetshme? Biles duhet te ishte denuar policja per shperdorim detyre. Ne emer te republikes drejtsia vdiq. Varrimi behet te rruga mustara matohiti (rruga sales)

    Përgjigju
  • Sala: 02/07/2024 08:47

    Monstra Argita Malltezi paska qënë kryetare e sencës ,në këtë gjyq të apelit.

    Përgjigju
  • eli: 02/07/2024 08:27

    Epo shyqyr.Edhe ne jemi me te qete tani.Nuk paska pasur faj asnjeri.Menduam se ishte nje ngjarje kriminale,por spaska ndodhur asgje!!

    Përgjigju
  • BABULI TANGULI: 02/07/2024 07:12

    O Beni hecēn vet po ti a ke njē pik tru ? Po ky djal " flori " pse mban arm pa leje me vete ? E pse ndalonte maqinat sikur ishte nē kohēn e kriminelit hajdut Sali Bajgēs. E ti thua pēr 600.00 mij lek duhet tē bēsh 2 - 3 pun pēr tē mbajt familjen. Po e di ti se sa lek ka mar ky kriminel nga sy peshkaqeni nga lekēt e vjedhura nga ty nga mua e nga çdo Shqiptar sy peshkaqeni e bija e Sali bajgēs hunderrja e dhēndri i Sali Bajgēs. Po prandaj ēshtē katandis Shqipria nē ktē gjēndje se ka njerēz si ty o Beni hecėn vet. Se shtetin ktu nē Shqipri prap e kan komonistat nga tē dy krahēt. Po tē vjedhi njē njeri i thjesht e kalbin nē burg kurse sy peshkaqeni me shok si like floriri kan vjedhur miljona euro e si gjen gjē. Se von bedela si bedeli Papleka krimineli.

    Përgjigju
  • Endri: 02/07/2024 06:55

    Drejtesi e qelbur.ai polici I shkret qe po kryente deturen vrau nje person naten qe nuk ndaloj dhe iku me vrap dhe u denua per vraje me dashje dhe jo nga pakujdesia u denua 20 vjet se simpatizantet e PD filluan te digjnin Tiranen kurse ky I PD u trondit shume psikologjikisht.Drejtesi e qelbur.

    Përgjigju
  • Iris: 02/07/2024 00:31

    Si gjithemone drejtesia jone e tregon veten cdo dite me keto vendime absurde, sa e tredhur eshte!! Dhe sa per /BENIN/ketu me poshte,vrasesi ishte 7 m larg nga epiqendra e ngjarjes,pra nuk ishte direkt i perfshire qe te nxirrte koburen e te qellonte jo pak,por 7 here,e gjoja /per vetembrojtje/! Kush do merrej me kete ne ate lloj distance per t'a qelluar,kur kishte plot te tjere me afer?! Dhe mbi te gjitha supozohej te ishte profesionist,sic thoni dhe juve,pra duhet te kishte logjike te ftohte.Nese dikush mund te kishte reaguar ne gjakenxehtesi dhe per vetembrojtje,mund te ishin personat qe ishin ne qender te sherrit,jo ky.Por ky sipas fjaleve te veta, reagoi si ai gangoja qe keqtrajtoi av.Mengjesin ,qe e kishte mesuar avokati i tij te kendonte /qe e pashe nga larg avokatin qe u zu me fjale me vjerrin, a cfare e kishte, dhe me hipi gjaku ne koke dhe reagova kur e pashe perseri/.Edhe ky nga 7 m distance largesie,pa sherrin dhe hyri me koke,si i thone fjales,qelloji si kalama e pastaj pretendoi gjoja /vetembrojtje/!! Po kush i ha keto?! Dhe sa per kushtet ekonomike e rrogat,pajtohem me ju,por kjo nuk eshte justifikim per mungesen e gjakftohtesise e profesionalizmit,te cilat duhet t'i tregosh njelloj si kur je ne mbrojtje te presidentit,te kryeministrit,apo dhe te nje banke,apo grupimi politik si ky per te cilin ishte punesuar.

    Përgjigju
  • Beni: 01/07/2024 22:41

    Ore ju qe komentoni a keni logjike dhe vlersim, Apo futja kot bjeri ti biem?! Ca do benit ju sikur tiu vijne 2-3 veta me arme drejte Dhe te jeni ne sekondat e fundit te jetes?! Flisni me tru jo me inat se arberi eshte djale flori E njeh gjithe shqiperia, nje oficer i zoti Ne hall te vet, kurre ska bere nje gabim Kudo ne mbrojte te popullit si ne polici e ushtri. Kjo ishte fatkeqsi nga faji shtetit qe spaguan dhe detyrohen njerezit te bejne nga 2-3 pune te mbajne femijet Se me 600 mije lek te vjetra smbahet familja! Ndryshe sdo ishim ne kto kushto fatkeqe! Ju ngreni zerin te rriten rrogat e shtetit dhe mos te vijme Ne situata te tilla sic po shitet e gjithe policia Pikerisht nga mos mjaftimi i pages dhe pa mundesia Per te jetuar..

    Përgjigju
  • Pena: 01/07/2024 21:58

    Duket absurde, I bie qe u vra per qejf!!!

    Përgjigju
  • jetnor: 01/07/2024 21:02

    Vrasësit dhe kriminelët mbajnë armë pa leje....turp që dënohet kaq ky vrasës,si mund të thuash është njeri i mirë ky vrasës....

    Përgjigju
  • Hajdar Rexhep Bule Leka [ kepi ]: 01/07/2024 20:48

    E ça ndodh nē Shqipri nuk ndodh nē asnjë vēnd tē Botēs. Shqipria vēndi çudirave.

    Përgjigju
    • GOLI: 02/07/2024 10:33

      ???....E ÇAR DO FLASISH PER NDODHITE NE ULM TE GJERMANISE NGA GJERMANET: NIPI SHFRYTEZON ME FORCE DUKE Q...Ē MOTREN E TE ATIT DHE E MBYT...ÇUNI PER NJE BIRE VRET TE ATIN....NENA HEDH FOSHNJEN NE RRUGE NGA DRITARJA.....KETO JANE DENUR:VIZITA TE RREGULLTA NE REPARTIN PSIHIATRIK....ETJ.

  • Arber: 01/07/2024 17:11

    Respekt per Arberin, e drejta triumfon heret e vone, Dihej kjo gje e dinte cdo femije qe ishte vetembrojtje! Dhe 7 vite thjesht per nje armembajtje shume eshte Pavarsisht ngjarjes, ai u vetmbrojt Skishte per qellim te vriste askend per me teper Pipin..

    Përgjigju
    • Besi: 02/07/2024 08:46

      Armen e kishte me leje sa per info por kjo ste justifikon te qellosh sipas deshires brenda nje turne pasi mund te kishte sjell pasoja akoma me te tenda se kaq…Gjynah familja e atij qe vdiq se nuk kthehet me por gjynah dhe ky qe ju erresuan syte nga Gaz Bardhoshi

    • @Arber: 01/07/2024 21:52

      Ne koke tende here tjeter,vrau nje njeri te paarmatosur!!!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?